Categories Politike

SHBA shet F-16 në Tajvan. Kina kundërshton me sanksione

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i shesin Tajvanit 66 supergjuajtës F-16V, në zbatim të një kontrate me vlerë 8 miliardë dollarë.

Kina kërcënon të godasë me sanksione të gjitha kompanitë amerikane të përfshira në shitjen e 66 supergjuajtësve

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Geng Shuang, tha se Shtetet e Bashkuara “duhet të anulojnë menjëherë” transaksionin dhe të shmangin ndërveprimet ushtarake me Taipe-n, një ishull që Pekini e konsideron një provincë rebele.

“Ne do të marrim të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur interesat tona” – tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Geng Shuang

Agjensia e Bashkëpunimit për Mbrojtjen dhe Sigurinë e ShBA njoftoi në një njoftim të kongresit marrëveshjen me një vlerë totale prej tetë miliardë dollarësh (7.2 miliardë euro) duke përfshirë, përveç 66 supergjuajtës F-16V gjithashtu dhe 75 motorë të General Electric dhe sisteme të tjera të mbrojtjes. Shitja u përcaktua në përputhje me interesat kombëtare të SHBA dhe për të përmirësuar sigurinë e Tajvanit.

Në një postim në Facebook, presidenti Tajvanez Tsai Ing-wen falënderoi SHBA për “mbështetjen e vazhdueshme për Mbrojtjen Kombëtare të Tajvanit”.

Është hera e dytë në disa javë, që Kina kërcënon sanksione ndaj kompanive amerikane të përfshira në shitjen e armëve në Tajvan. Episodi i parë u rregjistrua muajin e kaluar, pas miratimit të një pakete armësh që do ti shiteshin ishulli me vlerë 2,2 miliardë dollarë, përfshirë raketa dhe tanke Stinger.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Rama: Nuk duhet ta lëmë Rusinë të fitojë dhe Ukrainën të humbasë luftën!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalën hapëse të samitit për Ukrainën në Tiranë se…

LEXO ME SHUME