Categories Politike

Shqipëria rrezikon besueshmërinë tek europianët

Nëse në Qershor të 2019 Shqipërisë nuk do t’i çelen negociatat e anëtarësimit, atëherë do të kishte jo vetëm pasoja negative për rajonin, por vetë institucionet europiane do të humbisnin besueshmërinë.

Qëndrimi është i raportuesit për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein i cili në një intervistë për Tv Klan thotë se me raportin që hartoi për ecurinë e reformave në Shqipëri e që mori miratimin e Parlamentit Europian javën e shkuar, kërkohej t’i përcillej një mesazh Këshilli të Ministrave të BE.

“Mesazhi kyç për Shqipërinë është: Vazhdoni kështu, por ka gjithashtu disa pika, ku ne do të donim të shihnim më shumë rezultate. Por ishte një mesazh drejtuar gjithashtu Këshillit të ministrave, që ne i mbahemi vendimit tonë dhe mbështesim Komisionin Europian për hapjen e negociatave dhe kërkojmë që ato të hapen vitin e ardhshëm. Nëse kjo nuk ndodh, nuk do ketë rrjedhoja negative vetëm për rajonin, por edhe për institucionet europiane. Nëse ato nuk janë të besueshme, atëherë harroji ato”.

Fleckenstein shpreh sigurinë se procesi i Vettingut për prokurorët dhe gjyqtarët duhet të vijojë si dhe duhet të plotësohen vendet vakante në sistemin e drejtësisë.

“E kuptoj që është një situatë e vështirë, por kjo mund të ndodhë në një fazë të tillë tranzitore. Problemet nuk mund të zgjidhen të gjitha njëkohësisht. Duhet pak durim për këtë. Nga ana tjetër është absolutisht e nevojshme, që gjykatat dhe prokuroritë të funksionojnë dhe që këto poste vakante të mbushen”.

Në raportin e miratuar nga Parlamenti Europian i kërkohej klasës politike në Shqipëri të miratonin reformën zgjedhore si dhe të bashkëpunimin në Parlament për reformat që kërkohen nga vendi ynë për t’u çelur negociatat.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Rama: Nuk duhet ta lëmë Rusinë të fitojë dhe Ukrainën të humbasë luftën!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalën hapëse të samitit për Ukrainën në Tiranë se…

LEXO ME SHUME