fbpx
Politike

Thaçi do të mbrohet nga pesë avokat në Hagë

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në procesin gjyqësor në Gjykatën Speciale në Hagë do të mbrohet nga pesë avokatë. Përmes një dokumenti të bërë publik në faqen zyrtare të Specialet vihet re se autoritetet kanë bërë aprovimin e avokatëve shtesë për Thaçin.

Thaçi do të mbrohet nga Sophie Menegon, David Hopper, Dastid Pallaska, Samuel Blom-Cooper dhe Pierre-Richard Prosper. Aktakuza kundër Hashim Thaçit u konfirmua më 26 tetor 2020. Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 5 nëntor dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë në të njëjtën ditë. Aktakuza e ngarkon Hashim Thaçit me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit sipas të drejtës ndërkombëtare.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button