Categories Politike

Tregoi arrogancë në çështjen “Alvin”, Gent Gazheli la postin e ambasadorit në Turqi, ja kush do ta zëvëndësojë

Gent Gazheli nuk do të jetë më ambasadori i Shqipërisë në Turqi. Burime nga Kuvendi bëjnë me dije se në këtë institucion qeveria ka dërguar emrin e ri që do e zëvendësojë.

Mësohet se tashmë gjithçka është vendosur, madje do të zhvillohet edhe seance dëgjimore për emërimin në postin e Kreut të Misionit Diplomatik të z. Kastriot Robo, i cili do të jetë Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Turqisë. Ishte pikërisht ky njeri që kishte në dorë fatin e Alvinit të vogël, publikimi i historisë së të cilit, në fakt i ka kushtuar jo pak, shkruan tirananews.al.

Historia e vogëlushit shqiptar Alvin Berisha transmetuar në një dokumentar të dhimbshëm nga “Le Iene” u vu në qendër të vëmendjes mediatike dhe asaj publike. Por krahas historisë tejet rrënqethëse të 11 vjeçarit i cili më në fund doli nga kampet e Sirisë ku e degdisi e ëma që iu bashkua ISIS-it, fokusi ra edhe mbi ambasadorin shqiptar Gent Gazheli i cili kishte premtuar se nuk do e linte në kampet e Sirisë vogëlushin, por në fund thjesht nuk iu përgjigj telefonatave të gazetarit italian duke mos bërë asgjë për t’i shpëtuar jetën Alvinit, shkruan, shkruan tirananews.al.

Ishte pikerisht gazetari i “Le Iene” ai i cili shprehu publikisht zhgënjimin me ambasadorin Gazheli.

“Jam i zhgënjyer, ambasadori shqiptar na dha fjalën që do të zgjidhte gjithçka. Duke qenë se Alvini nuk ka letra italiane, shteti ynë nuk bën dot asgjë për të”, tha gazetari duke nxjerrë edhe videon që tregon se si Gazheli ia mbyll telefonin në fytyrë ndonëse gazetari i thotë se ai ka në dorë fatin e vogëlushit.

Kjo ngjalli një indinjatë tepër të madhe dhe me sa duket ka detyruar edhe kryeministrin Rama që të nisë procedurat e zëvendësimit të tij.

Kush është Gent Gazheli?

Gazheli është ish-kryefinancieri i PS që dikur mbante peshën e madhe të financave të partisë. Berisha e cilësonte si “lavatriçja e parave të pista” kur Gazheli mbante postin e drejtorit të Agjencisë së Luftës Kundër Pastrimit të Parave.

Emri i tij madje ra edhe në sytë e mediave të huaja të cilat i dedikuan nje shkrim kur befas, në shkurt të 2016-ës, u emërua ambasador në Turqi./Tirananews.al/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Rama: Nuk duhet ta lëmë Rusinë të fitojë dhe Ukrainën të humbasë luftën!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalën hapëse të samitit për Ukrainën në Tiranë se…

LEXO ME SHUME