Categories Politike

U infektua nga covid, kryebashkiakja e Shkodrës tregon simptomat

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi ka konfirmuar edhe zyrtarisht se ka marrë përgjigjen dhe ka dalë pozitive me koronavirus. Ademi, në një prononcim për Balkanweb tha se ka bërë testin për sigurinë  e saj dhe të familjarëve. Po ashtu, Ademi shprehet se ka pak kollë dhe temperaturë, duke shtuar se dyshon se është infektuar gjatë punëve në terren për bashkinë.

“Ju falënderoj për interesimin për shëndetin tim. Përfitoj nga rasti të falënderoj të gjithë miqtë e mi gazetarë, drejtues mediash me të cilët kam bashkëpunuar në vite dhe janë interesuar përmes telefonatave apo mesazheve. Njëkohësisht falenderoj të gjithë familjarët  e të afërmit, kolegët në punë, qytetarë që më kanë telefonuar  e derguar mesazhe mbështetëse.

Dje në mëngjes kam marrë përgjigjen që jam pozitive me Covid-19. Një ditë më parë, të hënën, kam patur pak kollë dhe pak temperature të shtuar. Në këto kushte, e pashë me vend që të bëja testin. Për sigurinë e familjarëve e bashkëpunëtorëve të mi, por edhe timen”, tha Ademi. Voltana Ademi më tej tregon se infeksionin e koronavirusit mund ta ketë marrë nga lëvizjet në terren.

“Ka disa ditë, ndoshta dy javë, që për shkak të angazhimeve lidhur me disa projekte që po zbatjmë në fshatra e në qytet, nuk kam qenë shumë e pranishme në mjediset e Bashkisë. Kam punuar e lëvizur në territor, dhe infeksionin mund ta kem marrë përmes kontaktit në terren. Për hir të realitetit, kam takuar njerëz, edhe pse jam përpjekur maksimalisht të ruaj distancën dhe të përdor maskën gjatë gjithë kohës”, u shpreh Ademi.

Në fund, Ademi tregon se tashmë fatmirësisht, përpos kollës, nuk ka simpatoma të tjera. Ajo shton se nga shtëpia vijon kontaktet me me zv kryetarët dhe drejtuesit në bashki, për do gjë që ata e vlerësojnë të nevojshme mbështetjen dhe vendimarrjen.

“Fatmirësisht, përveç kollës, aktualisht nuk kam simptoma të tjera. Jam në shtëpi, ku vazhdoj punët e përditshme në komunikim me zv kryetarët dhe drejtuesit në bashki, për do gjë që ata e vlerësojnë të nevojshme mbështetjen dhe vendimmarrjen. Fatmirësisht, falë teknologjisë, është e lehtë të komunikosh, të orientosh duke u vazhduar si për ditë puna”, përmbylli Ademi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Rama: Nuk duhet ta lëmë Rusinë të fitojë dhe Ukrainën të humbasë luftën!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalën hapëse të samitit për Ukrainën në Tiranë se…

LEXO ME SHUME