Categories Politike

Vuçiç reagon për marrëveshjen: E konsideroj sukses të madh të Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç  ka reaguar menjëherë pas arritjes së marrëveshjes në Bruksel lidhur me situatën e krijuar në pikëkalimet kufitare Kosovë-Serbi në Jarinjë dhe Bërnjak. Vuçiç në fjalën e tij ka theksuar se pala serbe në Bruksel pranoi, siç njoftoi BE-ja, një propozim kompromisi për de-eskalimin e situatës në veri të Kosovës.

“Unë mendoj se kemi arritur një lloj zgjidhjeje kompromisi, me të cilën jam i kënaqur dhe mendoj se është e rëndësishme për palën tonë. Tërheqja e ROSU-së është parashikuar dhe është një tregues se në të ardhmen veprime të tilla të shqiptarëve do të hasin në rezistencë nga popullata serbe. Kthimi i KFOR-it në përputhje me Rezolutën 1244 është i rëndësishëm dhe tregon se është e mundur të sigurohen garanci sigurie për serbët”, u shpreh Vuçiç. Duke theksuar heqjen e forcave speciale të Policisë së Kosovës nga veriu, Vuçiç tha se e cilëson sukses të madh marrëveshjen e arritur sot.

“Unë e konsideroj këtë një sukses të madh të palës sonë”, tha Vuçiç. Në kuadër të pikë 3 të marrëveshjes, palët u morën vesh që një Grup Punues, i cili do të përbëhet nga përfaqësues të BE-së, Prishtinës dhe Beogradit, do të obligohet ta gjejë një zgjidhje të përhershme në një afat prej 6 muajsh.

“Takimi i parë do të jetë më 21 tetor dhe për gjashtë muaj Grupi i Punës do të paraqesë gjetjet e tij dhe zgjidhjen përfundimtare për nivelin më të lartë të formatit të dialogut. Kjo është ajo që është arritur”, tha Vuçiç. Sipas tij, pika për vendosjen e afisheve në targat e veturave të njëra-tjetrës ishte propozim i Serbisë, ndërsa tha se qytetarët e të dy anëve nuk do të kenë nevojë të paguajnë.

“Ne jemi ata që e propozuam vendosjen e afisheve për ta, ata nuk mund të vendosin targa të përkohshme, por do të vendosin një afishe në stemën serbe dhe kjo nuk ka kosto”, tha Vuçiq. Ai tha se Serbia do të përballet me një periudhë të vështirë bisedimesh.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Rama: Nuk duhet ta lëmë Rusinë të fitojë dhe Ukrainën të humbasë luftën!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalën hapëse të samitit për Ukrainën në Tiranë se…

LEXO ME SHUME