Categories Politike

Zbulohet dokumenti/ BE mund të mbyllë perspektivën e anëtarësimit për Ballkanin

Perspektiva e antarësimit në BE, që ka qenë prej vitesh premtimi i madh për vendet e Ballkanit Perendimor, mund të mos jetë më e tillë. Vendet anëtare mund ta fshijnë përgjithmonë këtë garanci, që nga takimi i parë që BE do të mbajë me vendet e rajonit. Ky lajm është konfirmuar nga agjensia prestigjoze e lajmeve Reuters e cila ka pasur mundësi të lexojë një dokument të takimit të gjashtë vendeve të gadishullit me Bashkimin Europian që do të mbahet në 6 tetor në Slloveni.

Bashkimi Evropian, nga frika e reagimit politik në vendet anëtare, nuk mund të pajtohet më për të dhënë garanci për anëtarësimin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, citon agjencia e lajmeve Reuters katër diplomatë të bllokut dhe një dokument të brendshëm. Lajmi vjen përpara një samiti të BE-së dhe gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor- Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnje e Hercegovinës- që do të mbahet më 6 tetor në Slloveni.

Sipas draft- deklaratës që mban datën 11 shtator, të cilën ka pasur mundësinë ta shohë agjencia Reuters, në këtë samit, BE-ja ka planifikuar të përsërisë premtimin e saj të bërë 18 vjet më parë, për “mbështetjen e saj të qartë për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor”. Por pikërisht për këtë pikë, pra për mbajtjen e këtij premtim me sa duket ka pasur mosmarrëveshje. Sipas Reuters, kanë qenë vendet e pasura të veriut ato që kanë treguar rezerva për mbajtjen e këtij angazhimi.

“Shtetet e BE -së nuk i zbulojnë pozicionet e tyre, por vendet e pasura veriore si Danimarka, Franca dhe Holanda kanë frikë nga përsëritja e pranimit të nxituar të Rumanisë dhe Bullgarisë në 2007 që nxiti një valë migrimi të pakontrolluar të punëtorëve drej Britanisë, e cila qe një nga shkaqet që i ktheu shumë britanikë kundër BE -së”, shkruan Reuters.

Pas këtij lajmi bombë të Reuters, Lapsi.al arriti ta sigurojë dokumentin (shiko faksimilet poshte) që u kthye në mollë sherri në dy raunde bisedime, pasi disa vende europiane nuk qenë dakord që aty të mbetej premtimi për “mbështetjen e saj të qartë për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor”.

Ky premtim erdhi pas një samiti të mbajtur në vitin 2003 në Selanik të Greqisë, ku shtetet anëtare të BE-së miratuan një deklaratë të përbashkët, ku kanë shprehur mbështetjen e tyre ndaj perspektivës evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor. “E ardhmja e Ballkanit është brenda BE-së”, nënshkruhej aty. Që atëherë, vetëm Kroacia nga vendet e rajonit është anëtarësuar në BE, në vitin 2013./Lapsi.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Rama: Nuk duhet ta lëmë Rusinë të fitojë dhe Ukrainën të humbasë luftën!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalën hapëse të samitit për Ukrainën në Tiranë se…

LEXO ME SHUME