Categories Politike

Zgjedhjet për kryetar të PS, tërhiqet nga gara kandidati në Durrës, Kërtusha: Ka ndërhyrje nga më të paimagjinueshmet

Kandidati Ardit Kërtusha ka braktisur garën në zgjedhjet per kryetar partie ne Durres.

Kërtusha kandidonte përballë Luan Zazës, i cili aktualisht është kryetar i PS-së në qytetin bregdetar.

Në reagimin e tij për vendimin që ka marrë, Kërtusha përmend individë të punësuar për favore personale dhe jo në bazë meritash. Ndërsa tregon klimen që sipas tij mbizotëron brenda Deges së Partisë Socialiste Durrës, “ku mbizotëron vullneti për të ndërhyrë me cdo kusht në këtë proçes kaq të rëndësishëm për partinë tonë dhe jo vëtëm”.

REAGIMI I PLOTE

Të nderuar qytetarë të Durrësit anëtarë të partisë socialiste, simpantizantë dhe mbështetës!

Duke ju falenderuar për mbështetjen tuaj gjatë gjithë kësaj kohe dhe për mesazhet e shumta tuaja motivuese, jam i dëtyruar t’ju informoj për klimën e zgjedhjeve brenda Deges së Partisë Socilaliste Durrës, ku mbizotëron vullneti për të ndërhyrë me cdo kusht në këtë proçes kaq të rëndësishëm për partinë tonë dhe jo vëtëm.

Problemi fillon që në kryefjalë të këtyre zgjedhjeve ku nuk zbatohet statuti i Partisë, më saktë parimi (një anëtar një votë) kur edhe në rastet hipotetikë kur nuk zbatohet ky parim mënyra e zevendësimit ka qenë zgjedhja me asamble.

Por na doli që as kjo metodë nuk do të apikohët në zgjedhjet tek ne pasi drejtuesit e tanishëm politikë në Durrës brenda natës hartuan një metodë të re dhe normalisht i vendosën edhe nje emer. Më thanë Ardit do te votohesh nga Asambleja e zgjeruar. U habita dhe menjëherë kërkova të më vihej në dispozicion kjo listë. Por më kot.

Pas shumë komunikimeve të mia me drejtuesit politikë ketu m’u vendosën në dispozicion disa lista gjysmake pa asnjë të dhënë me anëtarë të huazuar nga partitë e tjera që lidhjen e vetme me partinë tonë kanë vendet e punës qe u jane dhenë si favore personale këtyre individëve.

M’u dhanë elektronikisht 5 lloj listash pasi zyrat e selisë janë bosh inekzistente dhe sikur të mos mjaftojë kjo listat m’i dhanë më date 8 janar duke më komunikuar që zgjedhjet do mbahen më datë 11 janar.

Shtroj një pyetje: Si mundet një person normal të takojë 600 persona për 3 ditë kalendarike dhe jo vetëm t’u paraqes programin, por edhe t’i bindë të më votojnë. Është krejtësisht e pamundur.

Asambleja përbëhet nga 300 anëtarë (të dhëna të marra nga PS Durrës) se dhe kjo e fundit nuk i ka as vete të sakta ndërsa shpikja e tyre na bëri një listë me 600 vetë, të cilet janë futur aty vetëm për një votë, madje në shumicen e rasteve ato vetë nuk janë të informuar që janë votues.

Pra që të mos zgjatem: Ka shumë ndërhyrje nga më të paimagjinueshmet që zgjedhjet në Durrës të mos zhvillohen por të emërojnë edhe një herë në krye të degës marionetën e preferuar të Vangjushit. Fushata ime në kryefjalë të saj kishte perfaqësimin e të gjithë socialistëve durrsakë dhe kush më mirë se një anëtar një vote mund ta mundesojë këtë perfaqesim? Lobuam shumë që ta bënim të mundur por e kotë. Sot ndodhemi përballë këtij fakti, ku kryetarin e PS Durrës do duhet ta votojnë njerëz jashtë strukturave tona. Duke demostruar edhe një herë se si e kanë kandadisur Partine Socialiste në Durrës.

I ndodhur në këto kushte unë zgjedh për te mos kandiduar ditën e shtunë pasi kandidimi im do të ishte në të keq të Partisë Socialiste duke zhvilluar një garë të paracaktuar, ndaj zgjedh që kontributin tim ta jap brenda Partisë Socialiste duke qenë një zë brenda saj dhe jo një fraksion siç kanë qejfin ta etiketojnë rrëmbyesit e kësaj partie.

Me bindje të plotë ju them që nuk do të bëhem pjesë e kësaj farse të turpshme politike. Duke ju falënderuar të gjithëve uroj një vit të mbarë dhe kthimin sa më shpejt në identitet të Partisë Socialiste.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Rama: Nuk duhet ta lëmë Rusinë të fitojë dhe Ukrainën të humbasë luftën!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalën hapëse të samitit për Ukrainën në Tiranë se…

LEXO ME SHUME