Porti Detar i Vlorës njoftoi se nga data 18 maj do të rifillojë veprimtaria portuale për transportin e mallrave. Përmes një njoftimi për shtyp, Porti i Vlorës njoftoi se transporti i mallrave do të vijojë normalisht në linjën Vlorë – Brindisi – Vlorë, duke respektuar të gjitha masat e marra. Linja me Italinë është e vetmja aktualisht në funksion në portin jugor, dhe ishte bllokuar për shkak të pandemisë.

