Categories Lajme

Prania e gazit në Hidrovorin e Akërnisë, specialistët në terren, nuk ka pasur leje për shpime nga AKBN

Pas publikimit në media një ditë më parë për praninë e gazit në zonën e Hidrovorit në Akërni, specialistë të Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore kanë mbërritur në terren për të verifikuar nga afër situatën dhe për të përcaktuar burimin e saktë të çlirimit të gazit.

Prania e gazit u konstatua në një zonë pranë pyllit të Hidrovorit, rreth një kilometër larg Aeroporti i Vlorës, ku më herët është vendosur edhe një tabelë paralajmëruese për të shmangur kalimin e qytetarëve në zonë, për shkak të rrezikut të mundshëm.

Sipas informacioneve paraprake, vetë AKBN nuk ka dhënë asnjë leje për shpime apo ndërhyrje në këtë territor. Burime pranë institucioneve bëjnë me dije se një nga pistat që po verifikohet lidhet me karakteristikat kënetore të zonës së Akërnisë, ku ndër vite mund të ketë pasur çlirim natyral gazi.

Specialistët kanë kryer inspektime në terren dhe kanë marrë të dhëna paraprake, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që të nevojiten analiza të mëtejshme teknike për të kuptuar nëse bëhet fjalë për një fenomen natyror apo për pasojë të ndërhyrjeve  në zonë.

Ndërkohë, autoritetet kanë ngritur një grup pune që do të mbajë në monitorim të vazhdueshëm situatën edhe gjatë ditëve në vijim. Qëllimi është shmangia e çdo rreziku të mundshëm për banorët, mjedisin dhe zonat përreth, deri në daljen e një përfundimi zyrtar mbi praninë e gazit.

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME