Categories Lajme

Pranvera që u kthye në dimër, veriu e juglindja zbardhen nga dëbora! Vështirësohet lëvizja e automjeteve në Llogara

Temperaturat e ulëta kanë rikthyer gjatë orëve të natës reshjet e dëborës në një pjesë të vendit tonë, veçanërisht në zonat malore përfshirë Malin e Dajtit, Tiranë, Gjinarin dhe Fushë-Studën, Elbasan.

Në Llogara, reshjet intensive kanë vështirësuar qarkullimin dhe rekomandohet që drejtuesit e mjeteve të përdorin zinxhirë ose tunelin si alternativë. Në ndihmë të situatës, drejt zonës është nisur edhe një patrullë policie për të monitoruar dhe garantuar sigurinë në qarkullim.

Në qarkun e Dibrës, në lartësitë mbi 300 metra dëbora ka përfshirë Bulqizën dhe fshatrat përreth, duke sjellë një peizazh dimri në stinën e pranverës. Banorët e zonës raportojnë për trashësi të konsiderueshme dëbore, ndërsa rrugët rurale janë bërë të vështira për t’u përshkuar.

Edhe në juglindje të vendit reshjet e dëborës janë rikthyer përsëri, kryesisht në lartësitë 1100 deri në 1200 metër – në zonat rreth Pogradecit. Në aksin Qukës-Qafe Pllocë dhe në majën e Qafë Thanës dëbora ka qenë më e dendur gjatë natës duke arritur trashësi të madhe.

Edhe në zonat turistike të Dardhës, Voskopojës dhe Boboshticës, Leskovikut, Ersekës ka pasur prezencë të reshjeve të dëborës. Autoritetet bëjnë thirrje që drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes në qarkullimin e automjeteve në këto zona. Të gjitha akset janë të kalueshme pa problematika.

Kjo rënie e dëborës në këtë periudhë ka krijuar probleme për fermerët, pasi shumë kultura bujqësore dhe pemë frutore ndodhen në fazën e lulëzimit. Ekspertët paralajmërojnë se temperaturat nën zero mund të shkaktojnë dëme të ndjeshme në prodhimin e këtij sezoni.

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME