Natyra dhe toka shqiptare zotërojnë potenciale natyrore për të kultivuar bimësi të ndryshme. Çdo ditë dhe më tepër po shtohen rastet kur iniciativa për të shfrytëzuar tokën për mbjellje, mbështetur edhe nga politikat e qeverisë shqiptare, i shndërron këto iniciativa në modele suksesi të ekonomisë shqiptare.
Prefektura e Vlorës, bënë me dije se “Shoqëria Salvia Nord e cila merret më së shumti me prodhimin dhe grumbullimin e bimëve medicinale, kryesisht sherebel, në Shkodër, dërgon 80% të prodhimit në SHBA me një cilësi tejet të lartë”.
Kultivimi i sherbelës bëhet nga 3000 familje duke ndikuar direkt në ekonominë e tyre, ndërkohë që në Shqipëri janë rreth 25 tregtarë të fuqishëm të sherbelës dhe të vajit esencial të saj.




