Categories Showbiz

Prezantuesja e ‘E Diell’ zbulon shumën që fiton nga një postim në Instagram

Të fitosh nga Instagrami është kthyer në një trend nga i cili po përfitojnë shumë njerëz, të famshëm ose jo. Mjafton të kesh një numër të caktuar ndjekësish dhe të shumta janë bizneset që interesohen për reklama. Edhe më i madh është interesi nga bizneset kur bëhet fjalë për personazhe publikë. Ndërkohë që jo të gjithë e tregojnë sa janë fitimet e tyre nga Instagrami, blogerja dhe prezantuesja e “E Diell”, Argjira Spanca ka zbuluar shifrën konkrete (minimale) sa fiton për një postim.

“Gjithmonë varet çfarë kërkese ka biznesi që do të shesë produktin. Ka kërkesa të ndryshme për feed, story, IGTV… IGTV kushton gjithmonë më shtrenjtë. Minimalja për mua është 250 euro, pastaj varet çfarë kërkesash ka biznesi, siç e thashë… Unë mundohem t’i përzgjedh produktet. Nuk kam qejf ta mbys Instagramin me reklama, sepse bëhesh e mërzitshme pastaj edhe për publikun”, -tha Argjira e pyetur nga Edi Manushi për shumën që fiton nga reklamat. Argjira numëron rreth 59,4 mijë ndjekës në profilin e saj në Instagram, kështu që mund të themi se paguhet goxha mirë për një postim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Gjesti kërkon të martohet me Eglin? Dasmë brenda shtëpisë së “Big Brother”!

Edicionit të “Big Brother Albania VIP 4”, ngadalë, po i vjen fundi. Katër finalistët e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Nuk e di si ndihem”, Egli Tako reagon pas largimit nga shtëpia e BBV: Kam një boshllëk…

Pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP, Egli Tako ka reaguar përmes një mesazhi…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dashuri e vërtetë? Kimi bashkohet me ish-in

Kim Kardashian dhe Pete Davidson janë gati të takohen sërish, pas dy vjetësh që nga…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

VIDEO/ Jozi u përjashtua nga “Big Brother VIP 4”, Loredana dhe Valbona shpërthejnë në lot

Loredana dhe Valbona kanë shpërthyer në lot pasi Jozi u përjashtua nga shtëpia e “Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Incidenti/ U rrëzua teksa ishte duke kënduar natën e Vitit të Ri, Manjola Nallbani: Shmanga fëmijën, kam thyer këmbën

Këngëtarja Manjolla Nallbani, ka reaguar pas incidentit që pësoi gjatë performancës së saj në natën…

LEXO ME SHUME