Categories Kuriozitete

Priste të bëhej nënë, ak.sidenti fatal i mori je.tën bashkë me beben

Përplasja ishte kaq e fortë sa 34-vjeçarja përfundoi jashtë makinës “Bosh”, kështu e përshkruan gjendjen e tij Chris Lewis, i cili humbi bashkëshorten e tij shtatzënë në një aksident tragjik më 18 Dhjetor të vitit të shkuar në Britani. Duke folur për herë të parë për humbjen e bashkëshortes së tij Anna Kirsopp-Lewis, në një hetim gjyqësor për ngjarjen, ai zbuloi se ajo ishte arsyeja përse ishte i lumtur.

Anna vetëm 34 vjeçe, humbi tragjikisht jetën vetëm dy javë para lindjes të fëmijës së dytë, kur 62-vjeçari Ian Barton humbi kontrollin e makinës së tij Porsche Cayenne 4×4.

62-vjeçari udhëtonte me 200 km/h. Ai e goditi gruan nga pas duke e nxjerrë automjetin e saj jashtë rruge, në një fushë dhe vetë 34-vjeçaren jashtë makinës. Automjeti i Barton doli në anën tjetër të rrugës dhe nga ngjarja humbi jetën edhe vetë 62-vjeçari.

Anna sapo ishte kthyer nga një pushim i shkurtër me familjen e saj në Cornwall dhe në kohën kur ndodhi ngjarja po shkonte për një vizitë tek mjeku.

Në dëgjesën gjyqësore u shfaqën gjithashtu pamjet që tregonin se 62-vjeçari Barton kishte qenë duke ecur me shpejtësi të frikshme në anën e kundërt të rrugës pranë Warminster, pak momente para aksidentin.

Mjekët bënë ç’ishte e mundur për t’i shpëtuar jetën 34-vjeçares, por ajo u shpall e vdekur në vendngjarje. Ndërsa Barton u dërgua në spitalin e Southmead në Briston, por vdiq 5 ditë më vonë, më 23 Dhjetor. Sipas The Sun, hetimi gjyqësor për ngjarjen në fjalë vijon./tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Martë 3 Mars 2026

Dashi Ju pret një ditë nën ritmin e duhur. Ndikimi i kundërt i Hënës do…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 26 Shkurt 2026

Dashi Nëse keni pëlqim për dikë, mos hiqni dorë! Duhet të organizoni më mirë angazhimet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e martë 10 shkurt 2026

Dashi Kjo e martë do të nisë më së miri, ku do të keni dëshirë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Mërkurë 4 Shkurt 2026

Dashi Bëni mirë që ti shtyni për një moment tjetër gjërat më të rëndësishme, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 20 Janar 2026

Dashi Do ndiheni aq te lumtur sot ne krahët e partnerit tuaj, saqë nuk do…

LEXO ME SHUME