Categories Lajme

Probleme me deklarimin e pasurisë, KPA lë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin e gjyqtarit të Apelit të Vlorës, Hysen Saliko

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Apelit të Vlorës, Hysen Saliko.

Vendimi për shkarkimin e Salikos u mor nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në 3 gusht të vitit 2020, për shkak të problemeve me pasurinë. Pas ankimimit të bërë nga gjyqtari, trupi Trupi gjykues i KPA, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz anëtarë, la në fuqi të njëjtin vendim.

Hysen Saliko e ka filluar karrierën në sistemin gjyqësor në vitin 1994. Deri në vitin 2006, Saliko ka ushtruar detyrën si kryetar i Gjykatës Kolonjë dhe në vitin 2006 është transferuar si inspektor në ish-Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Në vitin 2010, Saliko është emëruar gjyqtar në Gjykatën e Apelit Vlorë.

Analiza e pasurisë ishte një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Gjyqtari Hysen Saliko nuk ka mundur që të justifikojë pasurinë e tij, të ngritur ndër vite.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhunohet në Vlorë avokati Kujtim Cakrani, përfundon në spital

Avokati Kujtim Cakrani, është dhunuar ditën e sotme në Vlorë dhe është dërguar për mjekim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është mësuesi që shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkollën 9-vjeçare në Tiranë

Kush është mësuesi i anglishtes që u shkarkua nga detyra pasi predikonte fenë me nxënësit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Lëre gangsterin jashtë, me mua mos u merr”/ Debatet në shtëpi, Rogerti ‘përplaset’ me Luizin: Po ja nxin fytyrën babait tënd

Hyrja e Luizit në shtëpinë e Big Brother VIP 5 duket se nuk është pritur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, si parashikohet moti për këtë të diel

Ditën e diel vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjatë janarit u finalizuan 107 operacione policore, në pranga 498 persona

Policia e Shtetit publikoi sot një bilanc të punës së kryer gjatë muajit janar. Policia…

LEXO ME SHUME