Categories Lajme

Problemet me riatdhesimin, çmimet ndryshojnë nga 100-199 euro

Çmimi 100 euro nuk është standard për të gjitha udhëtimet në qytetet evropiane në të cilat Ministria e Infrastrukturës ka nisur riatdhesimet e shqiptarëve. Shtetasit që do të kthehen në vend nga Stambolli, Roma, Milano dhe Bari do të paguajnë 100 euro vetëm çmimin e biletës, ndërsa udhëtimit për  të tjerët që do të riatdhesohen nga Frankfurit dhe Parisi do t’u kushtojë avioni 159 euro.

Më shtrenjtë do të paguajnë shqiptarët që do të nisen nga Londra, 199 euro. Por nuk mbaron me kaq pasi për të blerë çmimin e biletës, fillimisht duhet të paguajnë më parë shpenzimet e hotelit për 14 ditë, me një çmim në total 98 euro. Centralizimi i shërbimeve si me kompaninë ajrore ashtu edhe me hotelet e përzgjedhura nga qeveria ka sjellë problematika të mëdha në aplikimin onlinë të qytetarëve.

Janë të shumtë ata që ankohen pasi për të prenotuar në një dhomë me tre krevate duhet të jenë tre persona, në rast të kundëërt nuk mund të rezervosh. Ose në rast se nuk arrin të gjesh një person tjetër për të ndarë dhomën, atëherë duhet të paguash çmimin e dhomës për tre persona.

Ndërsa ka patur shumë ankesa në rrjetet sociale të kompanisë ajore për shkak të mos përgjigjes nga ana e tyre. Për shkak të komplikime të shumta në aplikimin e prenotimit të paketave onlinë, qytetarët kanë tentuar të telefonojnë kompaninë në nr e bërë publike, por fatkeqësisht askush nuk përgjigjet.

Në tre valë të riatdhesimeve qeveria shqiptare nuk ka patur një strategji të përbashkët duke bërë edhe diferencime në trajtimin e shtetasve të saj. Një pjesë të shqiptarëve të sjellë me linjë ajrore, shteti i solli falas ndërsa i lejoj që karantinën ta kalonin në banesat e tyre.

Por tjetër sjellje mbajti për qytetarët që u kthyen në rrugë tokësore nga Greqia, të cilët pas disa ditësh qëndrimi në tokë neutrale i detyroi të karantinohen në hotele të paguara nga vetë ata. Ndërsa në protokollin e fundit për riatdhesimit, qytetarët do të paguajnë çmimin e biletës, dhe një pjesë të shpenzimeve të hotelit të zgjedhur nga vetë qeveria.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Çfarë e pret Vlorën? Mes premtimeve për vizion dhe ankthit të trafikut

Sapo kemi lënë pas Ditën e Verës dhe në rrugët e Vlorës ka nisur të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sarandë Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME