Profesor Dhimitër Kraja është rikthyer tek Infektivi për të riluftuar sërish me COVID-19. Në mars ai u prek nga COVID-19 vetëm pak ditë pasi ishte kthyer nga pensioni pikërisht për situatën kritike në Shqipëri.
Ai qëndroi për disa ditë në spital dhe më pas e kaloi në shtëpi i vetëkarantinuar. Kraja është nga të paktit mjek që rikthehet në front pasi është prekur nga COVID-19. Kujtojmë se Profesor Dhimitër Kraja është edhe babai i DJ të famshëm shqiptar Vicky.