Categories Lajme

Prokurorët: Një celulë terroriste planifikoi sulme në Gjermani, 7 të arrestuar

Shtatë persona janë arrestuar në perëndim të Gjermanisë nën dyshimet se po krijonin një celulë terroriste islamiste, thanë prokurorët më 6 korrik.

Ata po ashtu dyshohet se kanë mbështetur grupin militant, Shteti Islamik.

Personat e arrestuar në Gjermani janë nga Taxhikistani, Kirgizia dhe Turkmenistani, thanë prokurorët. Ata u arrestuan në landin gjerman, Rajna Veriore-Vestfalia.

Një burrë tjetër dhe gruaja e tij raportohet se janë arrestuar nga autoritetet holandeze. Burri dyshohet se i përkiste këtij grupi.

 

 

Prokurorët thanë se të dyshuarit hynë në Gjermani pak kohë pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022 dhe synonin “të kryenin sulme terroriste të nivelit të lartë në Gjermani, përmes taktikave që përdor IS-i ”

Prokurorët thanë se të dyshuarit veçse kishin identifikuar shënjestrat potenciale në Gjermani dhe kishin tentuar të siguronin armë. Megjithatë, ata nuk besohet se kanë arritur të zhvillonin ndonjë plan konkret për sulme.

Të arrestuarit pritet të dalin para një gjykate në Gjermani të enjten ose të premten.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Çfarë e pret Vlorën? Mes premtimeve për vizion dhe ankthit të trafikut

Sapo kemi lënë pas Ditën e Verës dhe në rrugët e Vlorës ka nisur të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sarandë Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME