Categories Sport

PSG nuk ndalet, ofron shumën marramendëse për fenomenin Haland

Erling Haland është padyshim emri që do të lakohet më shuam gjatë merkatos së verës, me klubet kryesore në Europë që i kanë hapur dyert lojtarit i cili ka një klauzolë që e lejon të shkëputet nga Borusia Dortmund me një kosto të përballueshme prej 75 milionë eurosh. Tashmë mbetet vetëm të bindet lojtari me një plan sportiv dhe një ofertë financiare të rëndësishme. Dhe të gjithë kanë filluar të dridhen kur kanë mësuar se në garë ka hyrë me forcë edhe PSG. Sipas të përditshmes gjermane “Bild”, francezët kanë gati një paketë prej 300 milionë eurosh për të bindur lojtarin, ashtu si edhe mundësinë që të luajë përkrah Mesit e Nejmar në një treshe sulmi që do të ishte e papërballueshme.

I njëjti burim thekson se në majën e listës së dëshirave të Haland është Real Madrid, por një pagë shumë e lartë si dhe bonuset e rëndësishme financiare për menaxherin Mino Raiola, mund të bëjnë që ai të ndryshojë drejtim e të niset drejt PSG-së, për të blinduar repartin e avancuar të superskuadrës në Paris. Por gjithçka është në varësi të Kilian Mbape, pasi nëse francezi vendos të rinovojë, atëherë te PSG nuk do ta shihnin më aq të nevojshëm kërkimin e një tjetër bomberi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME