Categories Lajme

Publikohet përgjimi që rrëzon alibinë e Vangjush Dakos, biseda me Niçen e Shijakut

Emisioni “Të Paekspozuarit” publikoi një tjetër përgjim të kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, me anëtarin e bandës së dyshuar të Shijakut, Altin Avdyli, alias Niçja.

Përgjimi i publikuar mbrëmjen e sotme, mban datën, 20 Shkurt 2017. Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, komunikon me Altin Avdylin, dhe i premton se do t’i zgjidhë dicka, prandaj nuk duhet të merakoset. Biseda mes Dakos dhe Avdylit zhvillohet me tone mjaft të përzemërta.

Ky përgjim, hedh poshtë alibinë e Vangjush Dakos, se komunikimi me anëtarët e bandës së dyshuar të Shijakut është normal, pasi ai komunikon me çdo person në fushatë dhe pas fushatës, për t’i falenderuar për kontributin e tyre. Pra, alibia e Dakos është se bisedat me këta persona nuk mund të jenë indicie se ai i ka përdorur për blerjen e zgjedhjeve, pasi ai nuk ka ndonjë njohje të afërt me ta, por bisedon në telefon , si me çdo qytetar tjetër.

Alibia e Vangjush Dakos, rrëzohet, sepse përgjimi i publikuar ditën e sotme, dëshmon se Dako dhe Avdyli kanë komunikuar rregullisht me njëri tjetrin. Ata duket se kanë mardhënie shumë të afërt dhe se Niçja, nuk është si çdo qytetar që i bie telefonit të kryebashkiakut, por një person i rrethit të ngushtë të Vangjush Dakos.

“Të Paekspozuarit” publikoi një javë më parë dy përgjime, të cilat faktojnë komunikimin e Vangjush Dakos me anëtarët e bandës së Shijakut. Në njërin nga përgjimet Vangjush Dako komunikon dy ditë pas zgjedhjeve të përgjithshme, me Altin Avdylin dhe kërkon të falenderojë Astrit Avdylin, kreun e dyshuar të bandës. Në përgjimin tjetër, Altin Avdyli komunikon me një person të paidentifikuar, një ditë përpara zgjedhjeve dhe i kërkon para nga “Vangjushi” që gjashtë persona të votojnë.

Pra, të dyja bisedat kanë një kontekst të qartë, zjgedhjet e përgjithshme të vitit 2017. Akuza e opozitës, është se Vangjush Dako i ka përdorur vëllezërit Avdyli për të blerë vota në zgjedhjet e vitit 2017.

Tashmë, alibia e Vangjush Dakos, se komunikimi i tij me anëtarët e bandës Avdyli, nuk vjen si pasojë e afrimitetit me ta por se kështu bën me cdo qytetar në kohë fushate, rrëzohet, sepse komunikimi mes Dakos dhe këtij personi është i vazhdueshëm dhe mjaft i afërt.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Game Over 2” për dy të rinj në Ndroq, policia i arreston në flagrancë

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Game Over 2”. Zbulohet në Ndroq, një lokal ku organizohej…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën dy makina me qira dhe s’ia kthyen më pronarit, e pëson çifti nga kryeqyteti!

Një burrë dhe një grua po hetohen së fundmi, pas denoncimit të depozituar nga pronari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vriste me armë zjarri një person në Institut, arrestohet autori dhe dy shokët e tij

Tentoi të vriste me armë zjarri, një shtetas, rreth tri javë më parë, në Institut,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çanta e braktisur me armë brenda u gjet nga fëmijët në Sarandë, zbulohet se kujt i përket

Zbardhen detaje nga ngjarja në Sarandë, ku dje u gjet një armë zjarri në rrugë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët e Vlorës braktisin Unionin, shoqatën e Aleksandër Cipës

Një grup prej 13 gazetarësh të Vlorës, të angazhuar aktualisht në media lokale dhe kombëtare,…

LEXO ME SHUME