Categories Lajme

Punëtori gjeti v.dekjen në punë, në pr.anga inxhinieri

Arrestohet në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, inxhinieri mbikqyrës i kompanisë që kryente punime në kabinën elektrike, në të cilën si pasojë e rrëzimit të një muri, gjeti vdekjen punëtori P.M.Në vijim të veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 31.10.2019, në lagjen nr.5, ku gjatë punës për zvendësimin e kabujve në një kabinë elektrike, ka gjetur vdekjen një 41-vjeçar, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E.Ç., 37 vjeç, banues në Tiranë.Nga verifikimet e kryera rezulton se, shtetasi i mësipërm me detyrë inxhinier mbikqyrës pranë një kompanie nënkontraktore e cila po kryente punime në kabinën elektrike, nuk ka zbatuar rregullat e sigurimit teknik pasi gjatë punës brenda në këtë kabinë, është shembur një mur dhe për pasojë ka gjetur vdekjen punëtori P.M, 41 vjeç, banues në Babrru, Tiranë.Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit për veprime të mëtejshme, njoftoi policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, AFP: Shumë vajzave të huaja i premtohet vendi i punës, por përfundojnë në burg

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Atentat 39-vjeçarit turk, sherri i nisur në Turqi përfundoi me plumba në Tiranë

Një sherr që ka nisur që në Turqi dyshohet të jetë shkaku i atentatit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Sot, në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ditën në punë dhe natën pjesë e rrjetit të trafikut të kokainës, arrestohet shqiptari në Itali! I gjenden kokainë, municione dhe kanabis

Një operacion i Karabinierëve në Calcinato në Itali, çoi në arrestimin e një 48-vjeçari shqiptar,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali/ 47-vjeçarja shqiptare humb jetën pas diagnozës së gabuar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Një 47-vjeçare shqiptare ka humbur jetën si pasjë…

LEXO ME SHUME