Categories Lajme

Punonjësi ra nga skela, arrestohet pronari i fabrikës

62-vjeçari me inicialet B. D., është arrestuar në Fier nën akuzat “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Punësimi i paligjshëm”. Mësohet se 62-vjeçari është pronari i fabrikës së përpunimit të vajit ku para dy ditësh ndodhi incidenti ku 65-vjeçari me inicialet T. C., ra nga skela.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, në vijim të veprimeve të kryera në lidhje me ngjarjen e ndodhur në një fabrikë për përpunimin e vajit, arrestuan shtetasin B. D., 62 vjeç, banues në Fier, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Punësimi i paligjshëm”. 62-vjeçari (pronari i fabrikës), u arrestua sepse gjatë procesit të punës në fabrikën e tij, për përpunimin e vajit, në Fier, më datë 08.02.2024, rreth orës 13:40, ra nga skela shtetasi T. C., 65 vjeç, i cili nga verifikimet rezultoi se ka qenë punonjës i pasiguruar.

I dëmtuari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emrat \ Goditja e grupit që shiste lëndë narkotike,Mes të arrestuarve edhe një ish-ushtarak

Detaje të tjera mësohen nga goditja e grupit kriminal që shiste drogë në Tiranë. Të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama: Ilaçe për Onkologjikun dhe rimbursim për 400 mijë pacientë! Rritje rrogash për mjekë dhe infermierë

Nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku kryeministri Edi Rama mori një takim me mjekë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjiteshin si “ninxha” nëpër banesa dhe shkulnin kasaforta, dalin pamjet e bandës shqiptare në Itali

Policia italiane ka publikuar pamjet e operacionit dhe përgjimeve të kryera ndaj bandës së “skifterëve”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gruaja 62-vjeçare dhunon bashkëshortin në Gjirokastër

Një 62-vjeçare nga Gjirokastra është vënë nën hetim nga Policia, pasi dyshohet se ka ushtruar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Qeveria merr vendimin, administrata shtetërore 4 ditë pushim për Krishtlindjet

Administrata shtetërore do të bëjë 4 ditë pushim për festën e Krishtlindjeve. Këshilli i Ministrave…

LEXO ME SHUME