Categories Lajme

Pushuesit në Tale kërkojnë shëtitore

Pushuesit vendas e të huaj po zgjedhin së shumti bregdetin e Tales, duke vlerësuar pastërtinë e ujit, por edhe çmimet e favorshme. Megjithatë, ata thonë se aty mungon një pedonale, një investim për të cilin bashkia Lezhë thotë se e ka në projekt. Plazhi i Tales në Lezhë është kthyer në destinacion mjaft të pëlqyer turistik.

Uji i kristaltë si dhe pëstërtia që të ofron ky bregdet, ka bërë që Talja të tërheqë vëmendjen e shumë pushuesve dhe turistëve të huaj. Në të gjithë gjatësinë e këtij bregdeti vetëm 3 km janë plazh privat, ndërsa pjesa tjetër është në shfrytëzim të publikut. “Vijmë nga Maqedonia, plazhi më i bukur që ekziston në Shqipëri është ai i Tales në Lezhë.” Por, pushuesit kërkojnë që të ketë më shumë investime. Aktualisht, ata thonë se kësaj zone i mungon së tepërmi një shëtitore.

“Një shëtitore do të ishte mirë.” “Mungon një pedonale për shëtitore, pas orës 8 të darkës nuk ka aktivitete”. Administratori i Shënkollit, Albert Rrusti, thotë se ky investim është i parashikuar në projektet e bashkisë Lezhë.

Albert Rrusti: Disa rrugë hyrëse do të shtrohen me asfalt dhe një pedonale 2 km e gjatë që do tu shërbejë pushuesve dhe veçanërisht bizneseve. Distanca e shkurtër me kryeqytetin dhe infrastruktura rrugore e afrojnë më shumë këtë zonë turistike me pushuesit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Pavlin Prekës në Shkodër, policia zbardh ngjarjen pas 10 muajsh dhe arreston dy autorët

Dhjetë muaj pas vrasjes së 20-vjeçarit Pavlin Preka në Shkodër, policia ka zbardhur krimin dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Komentatori i famshëm i ndeshjeve të futbollit, Ismet Bellova, ndahet nga jeta

Gazetaria sportive shqiptare humbi një nga figurat e saj më madhore. Mbrëmjen e djeshme (20…

LEXO ME SHUME