Categories Lajme

“Puthja e parë” në Shqipëri, Xhevair Zeneli: E kisha të fejuarën në dhomën tjetër

“Shkëlqimi i përkohshëm” është një nga filmat më të spikatur, ku aktori Xhevahir Zeneli, i cili kishte rolin kryesor të Danes, dëshironte të bëhej futbollist. Në film, ai si djal nga fshati dashurohet me një vajzë nga qyteti dhe përfitimet që kishte prej saj, i dhanë mundësinë të luante në një skuadër. Dane dha edhe puthjen e parë në film, ku pikërisht, për këtë episod ka treguar edhe prapaskenat.

I ftuar në emisionin “Quo Vadis” në Vizion Plus me Pranvera Borakajn, Zeneli tha se episodi i puthjes u regjistrua në një hotel në Përmet, ndërsa në dhomën ngjitur kishte edhe të fejuarën. Kjo e fundit, episodin e puthjes, e mësoi në premierën e filmit, por aktori shtoi se nuk e kishte aspak xheloze partneren e tij.

Kjo skena është bërë në hotelin e Përmetit dhe ngjitur me këtë dhomë ka qenë e fejuara ime në atë kohë dhe ajo nuk dinte asnjë gjë se çfarë po bëhej nga ana tjetër e murit. Vetëm në premierën e filmit pastaj kur e pa u habit. Ajo nuk u bë xheloze. Unë i kisha folur për artin e kinemasë, mos shiko që janë dy veta që puthen se janë edhe 40 të tjerë aty mbrapa që e shikojnë. Në premierat e filmit, ajo vinte gjithmonë. Unë bëra dy çuna të mrekullueshëm dhe u lidhën pas tyre shumë”, tha Zeneli.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Çfarë e pret Vlorën? Mes premtimeve për vizion dhe ankthit të trafikut

Sapo kemi lënë pas Ditën e Verës dhe në rrugët e Vlorës ka nisur të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sarandë Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME