Categories Lajme

Qerret, Ambasada e Rusisë pjesë e ekspertizës e 4 turistëve që humbën jetën

Mbetet akoma mister vdekja e 4 shtetasve rusë mbrëmjen e djeshme në një hotel në Qerret të Kavajes. Në një raportim për “News 24” nga Qerreti, gazetarja Klodiana Lala shprehet se ekspertiza do do të jetë ajo që vërtetojë dhe përcaktojë shkaqet e vërteta të vdekjes së tyre.

Lala ka shpjeguar itinerarin e tyre ditën e djeshme ku mësohet se çifti Burenkova, vajza e tyre e bashkëshorti i saj, kishin zgjedhur Shqipërinë për të kaluar pushimet e tyre. Ata kishin mbërritur në vendin tonë, të dielën e javës së shkuar përmes një agjencie turistike, udhëtim që do të ishte i fundit për ta. Bashkë me 4 familjarët, në Shqipëri ishin edhe 4 turistë të tjerë rusë. Ditën e djeshme ata janë nisur drejt Maqedonisë së Veriut.

Në mëngjes ata janë ndalur në Librazhd dhe më pas në Ohër. Prej andej janë kthyer dhe janë akomoduar në hotel. Ata i kanë thënë punonjëses së hotelit pas arritjes në sauna të mos shqetësoheshin. Kjo punonjëse është edhe dëshmitarja okulare e ngjarjes.

Më tej Lala shprehet se hetimi do të kryhet në 3 shtete. Përfaqësues të ambasadës kanë qenë në morgun e Tiranës dhe kanë kërkuar të jenë pjesë e ekspertizës së tyre. Për këtë janë marrë mjetet e identifikimit dhe do të bëhet edhe hetimi nëse kanë pasur probleme me drejtësinë më parë.

Ndërkohë mbetet i mistershëm fakti se si kanë humbur jetën në një kohë të shkurtër dhe se kanë humbur jetën jo në xhakuzi dhe nuk kanë qenë në ujë. Ambienti rezulton i ajrosur dhe turistët e tjerë nuk kanë pasur shqetësim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Automjeti përfshihet nga flakët në Novoselë, policia nis hetimet

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në zonën e Novoselës, pranë autostradës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu me shkarkesa elektrike

Ditën e sotme (31 mars) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendimi/ Arratisja e Altin Ndocit, lirohet nga qelia ish-drejtori i burgut të Durrësit!

Gjykata e Durrësit ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-drejtorin e burgut të Durrësit Indrit Cerloj, i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër\ Flakët kanë përfshirë mbrëmjen e djeshme një furgon pranë një servisi automjetesh

Flakët kanë përfshirë mbrëmjen e djeshme një furgon pranë një servisi automjetesh, i cili funksionon…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Nafta falas…”/ Nga hapja e IPARD te mbështetja për fermerët dhe dëmshpërblimet, ministri Salla shpjegon ndryshimin e skemës së re

Ministri i Bujqësisë Andis Salla, ka shpjeguar sot skemën e re mbështetëse për bujqit dhe…

LEXO ME SHUME