Categories Lajme

Qytetarët e Vlorës të pakënaqur nga policia e shtetit, ja statistikat

Vlora dhe Shkodra mbeten qarqet të cilat në përceptimin qytetar janë më të rrezikuara nga k.rimi.Në këto dy qarqe të vendit në krahasim me të tjerët qytetarët ndihen më të pasigurt në krahasim më të tjerat.Në pak fjalë këto ishin konkluzionet të cilat studim,anketimi i Osbe ODIHRIT në Shqipëri, përqëndruar edhe në qarkun e Vlorës, arriti në përfundim të tij.Për Suzan Najtakjan, përfaqësuesen e departamentit të sigurisë të Osbe ODIHRIT në Shqipëri, në përmirësimin e sigurisë në Qarkun e Vlorës duhet të bashkëpunojnë të gjithë së bashku.siguria nuk është vetëm cështje që i takon ministrisë dhe policisë së shtetit por mbi të gjitha mbetet një cështje ku duhet të kontribuojnë prefekturat, bashkisë, qytetarët dhe të gjithë aktorët e tjere lokal. Në përfundim të këtij studimi u pyetën 1026 persona, ndër ta 37.04 % ishin meshkuj, 62.96 % femra.Në përfundim të tij ndër rezultatet më të spikatura përmenden. 37 % e të pyeturve pranojnë se në qarkun e Vlorës policia është e pasukseshme në parandalimin e krimit ndërsa 33.63% pranojnë se policia është e pasukseshme në kapjen e autorëve të krimit. Zv Ministri i Brendshëm, Julian Hodaj, i pyetur rreth të tilla statistikave referuar perceptimit qytetar për policinë e shteti shprehet se duke e krahasuar këto të dhëna me vitet e mëparshme ka pasur goxha përmirësime.Z.Hodaj gjithashtu mohon se shumica e krimeve kanë mbetur pa autor, sipas tij po i lihet koha e duhur policisë së shtetit në bashkëpunim me gjykatat dhe prokurorit e vendit të hetojnë krimet , duke evidentuar edhe autorët e tyre të mundshëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sarandë Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, AFP: Shumë vajzave të huaja i premtohet vendi i punës, por përfundojnë në burg

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende…

LEXO ME SHUME