Policia e Korces njofton sot se ka vene ne p ranga shtetasin E.M, 31 vjeç, banues në kete qytet, pasi xhironte gomat dhe kryente veprime të pa kontrolluara gjatë drejtimit të mjetit në bulevardin “Republika”, duke rr ezikuar qytetarët.
Po ashtu, ai kundërshtoi me dh unë punonjësit e policisë.
NJOFTIMI Më datë 23.08.2019, u bë a rrestimi në flagrancë i shtetasit E.M, 31 vjeç, banues në Korçë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, kanë konstatuar shtetasin e mësipërm, duke xh iruar gomat dhe kryer lëvizje të pakontrolluara në Bulevardin “Republika” dhe i kanë bërë shenjë të ndalonte. 31 vjeçari, nuk ka ndaluar por është larguar me shpejtësi dhe më pas është kapur nga punonjësit e Policisë.
Ky shtetas ka kundërshtuar me dh unë punonjësit e policisë gjatë shoqërimit të tij, për në ambientet e Komisariatit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Korçë, për veprime të mëtejshme.