Categories Lajme

Qytetari i bezdisur nga daljet e Ramës i kërkon “llogari”, i kthehet kreu i qeverisë: Të jesh i sigurt që nuk lë pa bërë asnjë nga punët e mia!

Ne episodin e tetë të “Sy m’Sy”, kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama ka vendosur që t’i përgjigjet një qytetari i cili është “bezdisur” nga daljet e kryeministrit nëpër rrjetet sociale, duke e kritikuar për këtë mënyrë të qeverisjes dhe duke i kërkuar “llogari.

“Mirëmëngjes. U bëre bozë çdo ditë para ekranit. Me sa dimë një kryeministër ka të tjera punë e detyra nga ta nisë ditën e re. Nejse, për qytetari që iu dëgjojmë jo se do na shuani kureshtjen për të tjerat që do na thoni. E kemi nisur punën dhe ditën e re që në orën 05:00 të mëngjesit, KLM”, ky ka qenë komenti i qytetarit të cilit Edi Rama ka vendosur që t’i japë një përgjigje duke i thënë se puna e tij është që të analizojë, diskutojë, debatuar, por edhe të informojë qytetarët lidhur me atë çfarë ndodh në vendin tonë dhe për të gjitha sukseset e punës së qeverisë së tij për Shqipërinë dhe qytetarët e saj.

Duke theksuar se asnjë nga punët që një kryeministër duhet të bëjë nuk lihet mbrapa, Rama ia bën të qartë qytetarit që dita nis me të dhe qindra-mijëra qytetarë si ai, duke menduar se çfarë do të bëjë tjetër përgjatë këtij mandati me qëllim për të çuar Shqipërinë sa më para.

“I dashur Keli puna ime është të udhëheq duke menduar lexuar analizuar, diskutuar, debatuar, vendosur, mbikëqyrur, koordinuar, harmonizuar dhe patjetër informuar. Edhe këto dritare të reja që kam hapur janë për të debatuar, siç po bëjmë bashkë por edhe për të informuar siç bëra për marrëveshjen dje në Abu Dhabi të cilën edhe ti e komentove. Tani që ti e thua një KM  ka detyra të tjera për ta nisur ditën, ndërsa unë them se dita nis me ty.

Dita nis me ty sepse sa hap sytë filloj mendoj çdo bëj sot me mandatin që kam marrë nga njerëzit për vendin tënd dhe timin, për njerëzit e këtij vendi, që je dhe ti. Të jesh i sigurt që në asnjë nga punët e mia, të mëdha apo të vogla, nuk rri pa mendje dhe asnjërën nuk lë pa bërë. Këto videot janë një grusht minutash, se dita ime nis sa gdhihet dhe mbaron pas mesnatës”, tha kryeministri Rama, duke shtuar më tej se “dritaret e reja” i ka hapur me qëllim për të qenë sa më afër qytetarëve dhe që këta të fundit të jenë në dijeni për arritjet e kabinetit të tij.

“Dritaret e reja i kam hapur se kush më ndjek këtu ta dijë se çfarë bëjmë me plot gjëra rëndësi për vendin dhe njerëzit. Nuk ka rëndësi për kanalet dhe portalet që janë shumë të zënë me gjyqet popullore, me gjysmë të vërteta, që janë gënjeshtra të madha.

Ja e ke dëgjuar në ndonjë medie që prodhimi nga energjia diellore në vendin tonë ka arritur në 10% të prodhimit të përgjithshëm të energjisë? JO! Jo po ama ke dëgjuar që Shqipëria e ka prodhuar dem baba dem energjinë për vete dhe duhet ta ketë me bollëk, e pra kjo është një gënjeshtër e madhe se nuk ka qenë sepse nuk ka qenë e vërtetë diçka e tillë. Prandaj e ke dëgjuar, ndërsa e para është e vërtetë dhe prandaj nuk e ke dëgjuar. Ka një gjë tjetër që është qershia mbi tortë që çdo të vërtetë pozitive këta mediatikët tonë e quajnë propagandë”, tha kreu i qeverisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Game Over 2” për dy të rinj në Ndroq, policia i arreston në flagrancë

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Game Over 2”. Zbulohet në Ndroq, një lokal ku organizohej…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën dy makina me qira dhe s’ia kthyen më pronarit, e pëson çifti nga kryeqyteti!

Një burrë dhe një grua po hetohen së fundmi, pas denoncimit të depozituar nga pronari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vriste me armë zjarri një person në Institut, arrestohet autori dhe dy shokët e tij

Tentoi të vriste me armë zjarri, një shtetas, rreth tri javë më parë, në Institut,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çanta e braktisur me armë brenda u gjet nga fëmijët në Sarandë, zbulohet se kujt i përket

Zbardhen detaje nga ngjarja në Sarandë, ku dje u gjet një armë zjarri në rrugë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët e Vlorës braktisin Unionin, shoqatën e Aleksandër Cipës

Një grup prej 13 gazetarësh të Vlorës, të angazhuar aktualisht në media lokale dhe kombëtare,…

LEXO ME SHUME