Categories Lajme

Rama iu kthehet komentuesve

Kryeministri Edi Rama dha sot një lajm të keq, duke thënë se një djalë ka shkuar nga Tirana në një rreth të vendit, edhe pse e dinte se kishte koronavirus e ka infektuar atje edhe prindërit e tij. Rama tha se ky është një lajm i keq, nga ku shqiptarët duhet të marrin mësim, për të mos ndodhur të tilla ngjarje të rënda. Në lidhje me postimin e kryeministrit Rama, ka pasur komente nga më të ndryshmet, disa prej të cilave kreu i qeverisë iu është përgjigjur.

foto galeri

Një komentuese me emrin Halit Amina Bajram Tabaku komenton: “Nuk ke faj jo, injoranca nuk ka kufi. T’ja nisësh nga ty e me radhë. Pse donte ai me ia ngjit prindit dicka që nuk e dinte dhe ka shkuar tek prindërit. Zoti i ndihmoftë ata të sëmurit. Por, me këto ligje ia ke fut kot, se ti del rehat zotrote shkon ku t’i dojë qejfi, ndaj kij mëshirë për popullin, mos vër komunizmin se s’ka politikë tjetër e je vetëm ti”. Ndërsa, Rama ia kthen se ky koment i duket një idiotësi, duke shtuar se të tilla ligje si Shqipëria në kohë koronavirusi ka gjithë bota e nuk ka sesi gjithë globi “t’ja fusë kot”. Po ashtu, Rama i ka kthyer përgjigje edhe një tjetër komentuesi, duke dhënë këshilla që të kenë kujdes e të mos infektojnë asesi prindërit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sarandë Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, AFP: Shumë vajzave të huaja i premtohet vendi i punës, por përfundojnë në burg

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende…

LEXO ME SHUME