Categories Lajme

Rama paralajmëron vaksinimin e detyrueshëm të studentëve dhe pedagogëve: Këtu s’ka “dua, s’dua”

Kryeministri Edi Rama Tiranë ka inspektuar Rezidencën Studentore Universitare nr. 2 për të parë nga afër kushtet në godinat studentore ndërsa paralajmëroi vaksinimin e detyrueshëm të studentëve dhe pedagogëve.

Sipas tij, mund të lindë nevoja që vaksinimi të jetë i detyrueshëm për të hyrë në auditore që të mos ketë përshkallëzim të situatës për shkak të rasteve me Covid-19.

Rama: Duhet të komunikojmë intensivisht në të gjithë rektoratet është se mund të vijë momenti duke pasur parasysh edhe çfarë po ndodh nëpër botë dhe rritjen e numrave, rreziqet që paraqet varianti i ri Delta që vaksinimi për studentët që hyjnë në auditore do të jetë i detyrueshëm dhe do të duhet që t’ju komunikohet kjo vijimësisht që nëse vjen momenti, të mos thonë pse s’na thatë.

Këtu s’ka “dua, s’dua” se për të gjithë ata që kanë pjesë të aktivitetit të tyre, të qenit bashkë me të tjerë, është përgjegjësi që nëse për veten e tyre mund të thonë që s’duan t’ia dinë, të tjerët nuk mund t’i marrin në qafë. Është e pamundur të lejojmë që të kemi përshkallëzim të panevojshëm të numrave dhe pastaj të shkojmë në masa që kurrë nuk duhet të kthehen mbrapsht në Shqipëri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sarandë Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, AFP: Shumë vajzave të huaja i premtohet vendi i punës, por përfundojnë në burg

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende…

LEXO ME SHUME