Categories Lajme

Rama, porosi kandidates për kryetare bashkie Brunilda Mersini në Vlorë: Duhet të krasisësh degët e nepotizmit. Drejtorët të vijnë rresht aty që….

Dy ditë para zgjedhjeve të pjesshme që do të bëhen në 5 bashki të vendit, kryeministri Edi Rama ka mbledhur kandidatët e PS në podkastin e tij “Flasim”.

Gjatë një bashkëbisedimi me kandidaten e Vlorës, Brunilda Mersini, kreu i qeverisë i dha asaj disa direktiva, ku me kryesorja ishte porosia për drejtoret e bashkisë.

Rama tha se të gjithë drejtorët e bashkisë duhet të paraqiten të parët në punë dhe të largohen të fundit.

Gjithashtu, kreu i qeverisë i kërkoi kandidates për kryetare bashkie “ që të presë degët e nepotizmit në bashki”.

“Shpresoj mirë që ata drejtorët të vijnë në resht të gjithë të parët, para fillimit të orarit zyrtar dhe të ikin në fund kur të gjithë të tjerët të jenë në shpi. Bruna duhet të marrë listën e atyre që janë në punë dhe të fillojë me gërshëre të presë pemët e nepotizmit atje, në Vlorë në administratë që është një histori e madhe më vete ajo.

Po ta them që ta dëgjojnë edhe vlonjatët, drejtorët duhet të vinë resht në mëngjes të bashkia një nga një dhe në orën 7 e 30 të jenë rrethe e rrotull tryezës tënde dhe pastaj të fillojnë punë. Unë po të them drejtorët, dua që drejtorët e bashkisë Vlorë të shkojnë në punë në 7 e 30 në resht njëri pas tjetrit. Kush nuk vjen në resht atje të iku dhe të vijë tjetri.

Dhe 100 ditë duhet të krastitur gjithë pema e nepotizmit, duke filluar nga kushërinjtë. Ke ndonjë kushëri atje në bashki? Po e pate ta gjejnë Vlonjatët”, tha kryeministri Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sarandë Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, AFP: Shumë vajzave të huaja i premtohet vendi i punës, por përfundojnë në burg

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende…

LEXO ME SHUME