Categories Lajme

Rama u heq tenderat ministrave: Nuk do të kenë asnjë lidhje!

Nga data 25 prill asnjë ministër apo institucion varësie nuk mund të merret më me tendera. Kjo u bë e ditur nga kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes me deputetët dhe ministrat.

Në fjalën e tij të gjatë, kreu i qeverisë tha se ministrat do merret me politikat sektoriale. AI u shpreh se kjo është një politike e ndërtuar sipas  modeleve më të mira evropiane.

Po ashtu kryeministri Edi Rama u shpreh se nuk do të ketë më tendera për blerje të vogla, por theksoi se “operatori i blerjeve të përqendruara po ndërton një katalog dixhital të blerjeve të vogla që të mos bëjnë tendera për çdo dërrasë të zezë, për çdo karrige apo tavolina zyre, por të blejnë  direkt nga katalogu, i quajtur “agzonë” një lloj amazon i mallrave për të gjitha  shërbimet mbështetëse të institucioneve, duke kursyer kohë, para dhe duke i mbyllur derën korrupsionit”.

“Ne kemi hedhur një hap tjetër, e ka hedhur kjo shumicë për të krijuar shoqërinë publike të operatorit të blerjeve të përqendruara, e cila ka filluar punën në 25 prill dhe do ti kryejë ajo të gjithë prokurimet e ministrive dhe institucioneve në varësi, e thënë troç asnjë ministër dhe asnjë strukturë e varësisë së tij nuk do të ketë lidhje me tendera, por do të merret me politikat sektoriale.

Kjo politike e ndërtuar sipas  modeleve më të mira evropiane do të asistohet nga shoqëri partnere evropiane, do të ofrojë edhe shërbimet e veta për të gjitha njësite e pushtetit vendor apo për institucionet e tjera jashtë varësisë së pushtetit ekzekutive që ne nuk i detyrojmë dot me ligj te heqin dorë nga organizimi i tenderave.

Po ashtu operatori i blerjeve të përqendruara po ndërton një katalog dixhital të blerjeve të vogla që të mos bëjnë tendera për çdo dërrasë të zezë, për çdo karrige apo tavolina zyre, por të blejnë  direkt nga katalogu, i quajtur “agzonë” një lloj amazon i mallrave për të gjitha  shërbimet mbështetëse të institucioneve, duke kursyer kohë, para dhe duke i mbyllur derën korrupsionit.

Po ashtu nga AKSHI po punohet në bashkëpunim me Microsoft dhe me ndihmën e Mira Muratit për modelin revolucionar të prokurimeve me inteligjencë artificiale që do të mbyllë përfundimisht epokën e ngritjes 5 mijë së komisioneve të tenderash me 3-4 veta, mesatarisht me 20 mijë njerëz”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më dhunoi djalin”, nëna kallëzon edukatoren e kopshtit në Tiranë

Një 32-vjeçare ka denoncuar në polici se djali i saj kishte rënë pre e dhunës…

LEXO ME SHUME