RAPORTI DITOR E diela e sotme eshte nje dite me det te trazuar dhe nuk kane munguar situatat e rrezikshme te raportuara nga Vrojtuesit e Plazhit ne detyre.
– Ardit Taflaj ne plazhin e Velipojes ka gjetur nje vajze te vogel 4 vjecare ne oren 10 paradite, pasi ishte larguar nga familja dhe nuk gjendej nga familjaret.
– Rreth ores 10:40, Eldi Hasanaj, vrojtues ne Velipoje ka qene protagonist ne shpetimin nga mbytja te nje pushuesi 28 vjecar nga Kosova. I rrezikuari eshte transportuar ne breg nga Eldi dhe i eshte dhene ndihma e pare mjekesore deri ne mberritjen e ambulances. Pushuesi ndodhet jashte rrezikut per jeten.
– Edhe ne plazhin e Vlores, nuk kane munguar dallget. Rreth ores 11:30, ne plazhin e Drimadhesit, Kostaqi, ka arritur te nxjerre ne breg nje pushues rus se bashku me femijet e tij.
– Ne oren 11:54, eshte raportuar se Vrojtuesi Xhoni Fyraj, ka nderhyre dhe ka shpetuar nga mbytja baba dhe bir, te cilet te rrethuar nga dallget nuk dilnin dot ne breg dhe nuk arrinin te qendronin ne siperfaqe.
– Serish ne Vlore, rreth ores 12, Brikeli dhe Nildi kane nxjerre ne breg nje djale, i cili ne ndjekje te topit ne uje, nuk arrinte te kthehej me ne breg.
– Gjate kesaj kohe, Saimir Nelaj, vrojtues ne plazhin e Vlores, i dha ndihmen e pare nje femije te vogel, i cili pasi ka rreshkitur eshte goditur dhe çare ne koke. – Gjate oreve te drekes, 15:30, Ariel Lamaj, ka arritur te nxjerre nje vajze nga deti, e cila ne veshtiresi nuk mund te dilte ne breg.
– Ne plazhin e Spillese, ne oren 12:05, Kristoforos Hasa dhe Aldo Paja gjeten dy vogelushe dhe arriten t’ia rikthejne familjeve te tyre. – Ne plazhin e Lezhes, Ledjano Ivanaj, ka arritur te shpetoje nga pushues, i cili i zene ne kurth ne grope nuk mund te dilte ne breg. Pasi e transportoi ne breg, Ledjano i dha ndihmen e pare mjekesore derisa mberriti ndihma e specializuar mjekesore. Ne dite te tilla, me ere e det te trazuar eshte shume e rendesishme te ndiqen keshillat e Vrojtuesit dhe sinjalistika e vendosur neper plazhe, flamujt dhe tabelat me rregullat e arta.





