Categories Lajme

Reagon për herë të parë kryeministri Rama: Tahiri, çështje e drejtësisë! Përgjegjësia personale

Kryeministri Rama tha sot se Saimir Tahiri është një çështje e Drejtësisë. I pyetur nga Top Channel, Rama thotë se çdo përgjegjësi në raport me ligjin e kujtdo është personale.

Përgjegjësia e forcës politike dhe Qeverisë është mënyra se si reagon ndaj cilitdo që ka problem me ligjin. Në këtë aspekt thotë Rama jemi një shembull i pakonkurrueshëm në historinë e këtyre 30 viteve.

Ish Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri foli sot për dënimin e tij nga gjykata krimeve të rënda duke thënë se do të vazhdojë betejën ligjore duke apeluar vendimin. Por ai quajti presion qëndrimin amerikan. Ambasdada e Shteteve të Bashkuara e quajti dënimin e tij shkurajues në krahasim me akuzat.

Top Channel – Zoti Kryeministër. Si e pritët vendimin e dënimit për shpërdorim detyre të Saimir Tahirit, i vlerësuar nga ana juaj si ministri kampion?

Është një çështje e drejtësisë dhe unë s’kam komentuar e as komentoj dhe s’kam gjë për të thënë.

Kur prokuroria kërkonte arrestimin e Saimir Tahirit më 23 tetor 2017 në mbledhjen e grupit parlamentar deklaruat: “Uroj që të mos e kem pishmanin e jetës time politike gjithçka kam dhënë dhe gjithçka kam marrë nga Saimir Tahiri. ‘Unë e dua Saimirin, por sot, më shumë se Saimirin dua drejtësinë të më tregojë të vërtetën. Drejtësia foli zoti kryeministër. A është tashmë zoti Tahiri pishmani juaj?

Kjo është një çështje e drejtësisë dhe unë s’kam asgjë për të thënë sepse procesi vazhdon.

A keni ju zoti Kryeministër përgjegjësi morale dhe politike për këtë dënim pasi Saimir Tahiri ishte një prej bashkëpunëtorëve dhe një prej ministrave tuaj më të rëndësishëm?

Nuk kam asnjë koment për të bërë sepse është një çështje e drejtësisë. Nga dita e parë deri në ditën e fundit kam qenë dhe mbetem i idesë se çdo përgjegjësi në raport me ligjin e kujtdo qoftë është personale, ndërkohë që përgjegjësia e forcës politike apo e Qeverisë është mënyra se si reagon ndaj cilitdo që ka një problem me ligjin. Në këtë aspekt besoj se jemi një shembull i pakonkurrueshëm në historinë e këtyre 30 viteve. /Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Game Over 2” për dy të rinj në Ndroq, policia i arreston në flagrancë

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Game Over 2”. Zbulohet në Ndroq, një lokal ku organizohej…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën dy makina me qira dhe s’ia kthyen më pronarit, e pëson çifti nga kryeqyteti!

Një burrë dhe një grua po hetohen së fundmi, pas denoncimit të depozituar nga pronari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vriste me armë zjarri një person në Institut, arrestohet autori dhe dy shokët e tij

Tentoi të vriste me armë zjarri, një shtetas, rreth tri javë më parë, në Institut,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çanta e braktisur me armë brenda u gjet nga fëmijët në Sarandë, zbulohet se kujt i përket

Zbardhen detaje nga ngjarja në Sarandë, ku dje u gjet një armë zjarri në rrugë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët e Vlorës braktisin Unionin, shoqatën e Aleksandër Cipës

Një grup prej 13 gazetarësh të Vlorës, të angazhuar aktualisht në media lokale dhe kombëtare,…

LEXO ME SHUME