Categories Lajme

Realizohet ndërhyrja e rrallë në zemër në QSUT që i shpëton jetën Ezlionit, vetëm 7 ditësh

Realizohet ndërhyrja e rrallë në zemër në QSUT, nga ekipi i kardiokirurgjisë. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook” bëri me dije se ndërhyrja zgjati 5 orë, ndërhyrje e cila fatmirësisht i shpëtoi jetën Ezlionit vetëm 7 ditësh.

“Pas 20 ditësh në terapi intensive, me kujdesin e veçantë të stafit mjekësor të reanimacionit të Pediatrisë, Ezlioni është drejt shërimit të plotë”, shprehet Manastirliu.

Statusi: Një ndërhyrje e rrallë në zemër është kryer me sukses nga ekipi i kardiokirurgjisë në QSUT, tek një fëmijë vetëm 7 ditësh, Ndërhyrja e kompleksitetit të lartë, e këmbimit të arterieve të mëdha të zemrës, e cila zgjati 5 orë, e realizuar prof. Arben Baboçi, prof. Altin Veshti, dr. Saimir Kuçi, dr. Alfred Ibrahimi, i ka shpëtuar jetën Ezlionit të vogël. Pas 20 ditësh në terapi intensive, me kujdesin e veçantë të stafit mjekësor të reanimacionit të Pediatrisë, Ezlioni është drejt shërimit të plotë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sërish sherr adoleshentësh në Shkodër

Një tjetër incident ku janë përfshirë nxënës ka ndodhur në Shkodër, ku dhjetëra adoleshentë janë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec \ Konsumoi një sasi detergjenti, përfundon në spital 17-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në Pogradec. Një 17-vjeçar dyshohet se ka konsumuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Maliq/ 38-vjeçari humb kontrollin e mjetit, plagosen dy pasagjerët, mes tyre një 11-vjeçar

Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë në afërsi të në afërsi të fshatit Rëmbec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO \ I akuzuar për dhunë në familje dhe i dyshuar për ngacmim seksual ndaj dy vajzave të tij miturave, kapet në Kukës 40-vjeçari

Një person i akuzuar dhe i dyshuar për disa vepra penale është arrestuar në Kukës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Eksplozivi në banesën e nënës së Gentian Zotos në Vlorë, në pranga babë e bir (EMRAT-VIDEO)

Policia e Vlorës ka ndodhur ngjarjen e ndodhur 3 javë më parë në qytetin e…

LEXO ME SHUME