Categories Lajme

Reforma Zgjedhore/ OSBE ftesë KQZ për kontribut, do të shpalosë propozimet e saj

OSBE përveç aktorëve politikë I ka bërë ftesë edhe KQZ për të diskutuar në lidhje me reformën zgjedhore, në një tryezë të thirrur më datë 25 shtator. Në ftesën drejtuar KQZ, kërkohet që institucioni që merret me zhvillimin e zgjedhjeve të japë kontributin e saj në këtë reformë kaq të rëndësishme.

Sipas burime për Report Tv, KQZ do të marrë pjesë dhe pritet të shpalosë propozimet në kuadër të Reformës Zgjedhore.

Institucioni i KQZ është atakuar më herët  nga opozita për qëndrimin në administrimin e zgjedhjeve, ku kreu i këtij institucioni Klement Zguri ka kundërshtuar 4 votat e anëtarëve të tjerë. Më herët vetë KQZ ka patur propozime për Reformën Zgjedhore. Por ndërsa pritet që komisioni i Reformës Zgjedhore të diskutojë ndryshimet në Reformë, në raportin e OSBE-ODHIR për zgjedhjet e 30 qershorit ngriti shqetësimin për mungesën e transparencës. Por ende nuk ka një informacion nëse opozita jashtë parlamentit do të jetë pjesë e tryezës, ku ka patur dhe një ftesë nga kryeministri Edi Rama i cili i ka bërë thirrje që të jenë pjesë në këtë tryezë.

Ndërsa pritet që KQZ. të marrë pjesë në tryezën për diskutimin e reformës së re zgjedhore më 25 shtator, ende situata mbetet e paqartë se si do veprohet me zgjedhjet në Shkodër ndërsa Gjykata Kushtetuese do të vendosë për ligjshmërinë e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, kur kjo e fundit të ngrihet dhe të jetë funksionale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emrat \ Goditja e grupit që shiste lëndë narkotike,Mes të arrestuarve edhe një ish-ushtarak

Detaje të tjera mësohen nga goditja e grupit kriminal që shiste drogë në Tiranë. Të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama: Ilaçe për Onkologjikun dhe rimbursim për 400 mijë pacientë! Rritje rrogash për mjekë dhe infermierë

Nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku kryeministri Edi Rama mori një takim me mjekë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjiteshin si “ninxha” nëpër banesa dhe shkulnin kasaforta, dalin pamjet e bandës shqiptare në Itali

Policia italiane ka publikuar pamjet e operacionit dhe përgjimeve të kryera ndaj bandës së “skifterëve”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gruaja 62-vjeçare dhunon bashkëshortin në Gjirokastër

Një 62-vjeçare nga Gjirokastra është vënë nën hetim nga Policia, pasi dyshohet se ka ushtruar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Qeveria merr vendimin, administrata shtetërore 4 ditë pushim për Krishtlindjet

Administrata shtetërore do të bëjë 4 ditë pushim për festën e Krishtlindjeve. Këshilli i Ministrave…

LEXO ME SHUME