Categories Lajme

RENEA e qëlloi për vdekje, dalin pamjet. 62-vjeçari i shtrirë dhe i mbuluar nga gjaku, pranë trupi edhe arma

Ministria e Brendshme ka publikuar foto të 62-vjeçarit Ramiz Muçollari pas ekzekutimit nga forcat RENEA në banesën e tij në fshatin Qesarakë.

Siç shihet në foto, viktima qëndron i pajetë në dysheme, i mbuluar me gjak dhe armën tek këmba.

62-vjeçari u vra nga forcat RENEA mëngjesin e sotëm pas dështimit të tentativave për dorëzimin e tij.

“Në mëngjesin e sotëm, Forcat Speciale “Renea”, kanë mundur të hyjnë deri në katin e dytë të banesës së shtetasit Ramiz Muçollari, i cili ishte ngjitur në papafingon e banesës dhe ka hapur zjarr në drejtim të Forcave Speciale “Renea”, duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre”, raporton policia, duke shtuar se “Renea”, në zbatim të plotë të procedurave standarde janë kundërpërgjigjur me zjarr.

Pas rreth një orë shkëmbimi i zjarrit, 62-vjeçari është qëlluar për vdekje.

Sipas Policisë, Ramiz Muçollari, vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe gjatë ditës së djeshme (11 gusht) ka qenë për vizitë me familjarët në spitalin psikaitrik, por nuk është shtruar në spital.

Në mbrëmje kur janë kthyer në banesë ka nisur konfliktin me familjarët, duke plagosur me thikë gruan dhe djalin.

RENEA e qëlloi për vdekje, dalin pamjet. 62-vjeçari i

Ramiz Muçollari

Dinamika e ngjarjes

Forcat e policisë kishin mbajtur prej më shumë se 8-orësh të rrethuar banesën e viktimës në fshatin Qesarakë, pasi ky i fundit mbrëmjen e së premtes (11 gusht) plagosi me thikë bashkëshorten dhe djalin e tij, Pëllumbesha e Kamber Muçollari.

Pas plagosjes së dyfishtë Ramiz Muçollari u mbyll në banesë dhe nuk i’u përgjigj thirrjes së policisë Vendore për t’u dorëzuar, por ka qëlluar me mitraloz të lehtë në drejtim të tyre.

Në vendngjarje kanë shkuar Forcat Speciale “Renea”, të cilat kanë marrë nën kontroll perimetrin e afërt të sigurisë, ndërsa policia lokale është pozicionuar në perimetrin e largët të sigurisë.

Përgjatë natës, “Renea”, i ka bërë thirrje për t’u dorëzuar, por 62-vjeçari nuk i është bindur thirrjeve dhe ka vijuar të qëllojë me armë zjarri drejt Policisë.

Në mëngjesin e sotëm, Forcat Speciale kanë mundur të hyjnë deri në katin e dytë të banesës, por Ramiz Muçollari ishte ngjitur në papafingon e banesës dhe ka hapur sërish zjarr në drejtim të “Renea-s”.

Përreth një orë ka vijuar shkëmbimi i zjarrit dhe 62-vjeçari ka ndërruar jetë.

Reagimi i ministrit të Brendshëm

Ministri Balla shkruan se forcat RENEA dhe policia e Korçës kryen detyrën me përgjegjësi të lartë gjatë gjithë natës së mbrëmshme deri sot në mëngjes, duke shtuar se “thirrjeve për tu dorëzuar 62-vjeçari ju kundërvu me përdorimin e armës ndaj efektivëve”.

“Mirënjohje forcave RENEA dhe atyre të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë për kryerjen e detyrës me përgjegjësi të lartë gjatë gjithë natës së mbrëmshme deri sot në mëngjes në Maliq edhe në kushtet e kërcënimit për jetën, sepse thirrjeve të Policisë së Shtetit, shtetasi që kërkohej të ndalohej, ju kundërvu me përdorimin e armës ndaj policisë.

Në këto rrethana përcaktimet ligjore janë të qarta dhe Policia e Shtetit zbatoi Ligjin.

Dua ta siguroj publikun se çrrënjosja e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje është një detyrë kryesore për ne në bashkëpunim me institucionet e tjera ligjzbatuese dhe me komunitetin në çdo cep të territorit.

Çdo grua, çdo vajzë duhet të ketë besimin se telefonata e saj tek Policia është vendimi i duhur që sjell çlirimin nga makthi dhe fitoren e ligjit mbi padrejtësinë dhe dhunën”, shkroi Taulant Balla.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më dhunoi djalin”, nëna kallëzon edukatoren e kopshtit në Tiranë

Një 32-vjeçare ka denoncuar në polici se djali i saj kishte rënë pre e dhunës…

LEXO ME SHUME