Categories Lajme

Reshje dhe erë e fortë, pezullohen lundrimet në Vlorë

Për shkak të kushteve të rënduara hidro-meterologjike kapiteneria e portit detar të Vlorës ka vendosur të pezullojë lundrimin detar për mjetet e vogla lundruese dhe mjetet e peshkimit. Lundrimi detar i këtyre mjeteve do të pezullohet për rreth 5 ditë. Duke nisur nga 2 Janari deri më 7 Janar.

Në qytet pritet një përkeqësim i kushteve hidro-meterologjike dhe për këtë arsye është pezulluar lundrimi. Shkak për pezullimin e lundrimit është era e fortë bregdetare me drejtim jug jugperëndim e cila kap shpejtësinë 15 metër për sekondë duke shkaktuar dallgë deri në 1.5 metër lartësi dhe duke e bërë të pamundur lundrimin e këtyre mjeteve.

Ndërkohë trageti i linjës me Brindisin do të vijojë lundrimet në normalitet të plotë pasi përballon një forcë më të madhe deti. Ndërkohë që administratorët e mjeteve lundruese kanë nisur sigurimin, lidhjen e këtyre mjeteve në bregdet për të shmangur përplasjen e tyre dhe dëme materiale.

Situata pritet të përmirësohet pas orës 06:00 të mëngjesit të datës 7 Janar kohë kur këto mjete do të lejohen të dalin në det për lundrim apo peshkim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndryshon sigurimi i automjeteve: Nga 2026 hyn në fuqi historiku i aksidenteve, sa do paguajnë qytetarët!

Sigurime më të shtrenjta për shoferët që kanë shkaktuar dëme dhe zbritje për ata të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tritoli/ Vrasja e Ymerit, zbardhet ngjarja në Shkodër, policia: 4 të arrestuar, detaje

Në kuadër të operacionit policor të koduar “SHADOWS”-Vihen në pranga shtetasit G.Bushati, E.Ibrahimi, E.Hasaj dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përcillen sot në banesën e fundit 3 të rinjtë që humbën jetën në aksidentin tragjik

Do t’u jepet sot lamtumira e fundit tre të rinjve të cilët humbën jetën në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidenti tragjik në aksin Lezhë-Shkodër ku humbi jetën çifti i bashkëshortëve, 3 të plagosur. Mes tyre, 2 fëmijë

Një tjetër aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hyn në fuqi rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë, përfitojnë rreth 308 mijë të punësuar në sektorin publik dhe privat

Nga 1 janar 2026, hyri në fuqi rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë…

LEXO ME SHUME