Categories Lajme

Reshjet çajnë aksin Librazhd–Prrenjas, qytetarët: Katastrofë!

Reshjet e ditëve të fundit dhe lëvizjet e terrenit kanë shkaktuar dëmtime serioze në dy segmente të rëndësishme rrugore në vend, në aksin Librazhd-Prrenjas dhe në Grekan-Shelg në Belsh.

Gazetari i Klan News Fatos Salliu raporton se në aksin Librazhd–Pogradec, në zonën e njohur si “Arrat e Gurrës”, janë thelluar ndjeshëm çarjet e vjetra dhe janë shfaqur dëmtime të reja në trupin e rrugës.

Segmenti, që përbën një lidhje të rëndësishme mes Lindjes dhe Juglindjes së vendit, paraqet rrezik të shtuar për përdoruesit të cilët shprehen se është e nevojshme që të ndërhyhet sa më parë për të shmangur aksidentet.

“Është e rrezikshme sidomos natën, edhe në këtë kohë me shi dhe me baltë. Është pak e rrezikshme por shpresojmë të mos ndodhin aksidente.”, tha një drejtues automjeti.

Ndërsa një tjetër u ankua: “Katastrofë e madhe është, çfarë të bëjmë? Kemi mbetur këtu për orë të tëra.”

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se ka ndërhyrë me masa paraprake për të parandaluar aksidente të mundshme. Në koordinim me Policia e Shtetit, është vendosur:

– Kufizimi i lëvizjes me një korsi në zonën ku ka ndodhur rrëshqitja;

– Vendosja e semaforit për kalim të alternuar të mjeteve.

Ndërkohë, probleme të ngjashme janë evidentuar edhe në qarkun e Elbasan, ku reshjet kanë dëmtuar aksin Grekan–Shelg në Belsh e nëse dëmtimi rëndohet mund të çojë në izolimin e disa fshtrave.

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Këmbimi valutor 7 prill/ Me sa lekë blihen e shiten monedhat kryesore

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe shitet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përndiqte 42-vjeçaren, arrestohet një person në Borsh. Nis hetimi edhe për bashkëshortin e saj

Një 42-vjeçare është përndjekur nga një person në Borsh, tashmë i arrestuar nga policia. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Austri, ish-bashkëshorti pranon krimin

Autori i vrasjes së 39-vjeçares, nga Kosova është ish-bashkëshorti i saj. Sipas hetimeve ka rezultuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Video\ Aksident tragjik në autostradën Levan-Vlorë, humb jetën një i ri, rreth 25 vjeç

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në autostradën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat! 35-vjeçari e kanosi me thikë të miturin dhe babain e tij, 16-vjeçari kundërpërgjigjet, e godet me sëpatë

Një konflikt për motive të dobëta në Berat ka përfunduar me përdorimin e mjeteve prerëse,…

LEXO ME SHUME