Categories Lajme

Reshjet e shiut përmbytin Durrësin dhe Lezhën

Reshjet intensive që kanë përfshirë Durrësin dhe pjesën më të madhe të vendit prej disa orësh kanë sjellë përmbytje në një sërë rrugësh, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e qytetarëve.

Situata paraqitet problematike në rrugën “Taulantia”, në rrugën “Mars 91”, e njohur edhe si aksi paralel me portin, si dhe në zonën pranë stadiumit në lagjen 18.

Probleme të ngjashme raportohen edhe në rrugën pranë shkollës “Qemal Mici” në lagjen 16, në zonën e Shkozetit dhe në disa pika të tjera të qytetit.

Këto zona janë të njohura për problematikat e përmbytjeve sa herë që reshjet shfaqen me intensitet të lartë, duke rikthyer shqetësimin e banorëve për infrastrukturën e kanalizimeve dhe kullimit të ujërave.

Reshjet e dendura të shiut që kanë rënë gjatë natës kanë sjellë problematika edhe në disa zona të qytetit të Lezhës. Më problematike paraqitet situata në lagjen “Besëlidhja”, si edhe në disa hyrje shkollash, ku niveli i ujit ka arritur disa centimetra, duke vështirësuar qarkullimin e këmbësorëve dhe mjeteve.

Grumbullimi i ujit është pasojë e reshjeve intensive, ndërkohë që nuk raportohen dëme. Megjithatë, situata ka krijuar shqetësime për banorët dhe prindërit e nxënësve.

Autoritetet lokale bëjnë me dije se kjo problematikë pritet të marrë zgjidhje përfundimtare me përmbylljen e projektit të rehabilitimit të rrjetit të ujërave të bardha dhe të zeza, i cili po zbatohet prej disa muajsh në qytetin e Lezhës dhe synon përmirësimin e menaxhimit të përmbytjeve në raste reshjesh intensive.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E ndërtuar në fund të dhjetorit, reshjet e dendura të shiut dëmtojnë rrugën e re në Durrës

Një investim i sapopërfunduar është kthyer brenda pak ditësh në burim zhgënjimi dhe problem për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

ARRSH në terren: Të angazhuar për të përmirësuar situatën nga moti i keq

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) vijon të jetë në terren në të gjithë vendin për përballimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situatë emergjente në Fier, puset mbyten nga shiu! Qyteti mbetet pa ujë

Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Fier ka bërë me dije se, si pasojë e prurjeve të larta…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rreziku/ Ashensorët pa kontroll? Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut ngre alarmin për sigurinë në pallate

Ashensorët, që çdo ditë përdoren nga mijëra qytetarë në pallate banimi dhe ambiente pune, vijojnë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali, shqiptari arrestohet dy herë brenda ditës! Ja çfarë e “tradhtoi”

Karabinierët e Marsciano në Itali, arrestuan një 29-vjeçar shqiptar dy herë brenda ditës, i akuzuar…

LEXO ME SHUME