Vendi ynë është përfshirë nga reshje intensive bore, ndërsa temepraturat janë ulur ndjeshëm.
Kjo situatë ka krijuar një sërë problemesh për qytetarët, si në qarkullimin e automjeteve adhe edhe në furnizimin me energji elektrike.
Shumë fshatra në zonat e thella malore janë izoluar nga bora, ndërsa ARRSH ka bërë një njoftim të rëndësishëm, ku paralajmër qytetarët se pas orës 22:00 nuk do të lejohen të qarkullojnë pa zinxhirë në disa prej zonave më problematike.
Njoftim për median dhe opinionin publik
Autoriteti Rrugor Shqiptar në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Shtetit, Drejtorinë e Qarkullimit Rrugor dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile njoftojnë të gjithë drejtuesit e mjeteve se në rrugët Qafë Thanë-Kapshticë, Boboshticë-Dardhë, Korçë-Voskopojë, Qafë Qarri-Ersekë dhe Fushë Dukat-Llogara-Himarë, si pasojë e temperaturave shumë të ulëta dhe reshjeve të borës që priten sipas parashikimit të motit nuk do të lejohet asnjë mjet të qarkullojë pa zinxhirë nga ora 22:00 e mbrëmjes së sotme deri në orën 06:00 të mëngjesit.
