Categories Lajme

Rikthehet ora dimërore, mos harroni të lëvizni akrepat

Në të gjithë Evropën sot do të rikthehet ora dimërore dhe akrepat do të zhvendosen 60 minuta pas. Ndryshimi do të ndodhë në orën 03:00 të mëngjesit, e cila do të shënojë 02:00. Për vendet e Bashkimit Europian, ora e gjithë zonës do të ndryshojë në të njëjtin çast, për të pasur një orë më shumë dritë, deri në 29 mars 2020, kur do të kthehet sërish ora verore.

Ndryshimi i orës më parë në Europë ka qenë jo i njëtrajtshëm, por filloi të përgjithësohej nga viti 1974, pas krizës së parë të naftës dhe kur disa vende vendosën të çojnë përpara orën, në mënyrë që të shfrytëzonin më shumë dritën e diellit dhe të konsumonin më pak energji elektrike.

Kjo gjë u vendos si ligj europian nga viti 1981 dhe është rinovuar çdo katër vjet.Ndërsa në SHBA ora do të ndryshojë të dielën e parë të nëntorit.  Megjithatë, BE do të heqë dorë nga ndryshimi dy herë në vit i akrepave të orës, e për këtë u ka dhënë vendeve anëtare kohë deri vitin 2021 për të vendosur nëse duan të qëndrojnë me orën verore apo atë dimërore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, AFP: Shumë vajzave të huaja i premtohet vendi i punës, por përfundojnë në burg

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Atentat 39-vjeçarit turk, sherri i nisur në Turqi përfundoi me plumba në Tiranë

Një sherr që ka nisur që në Turqi dyshohet të jetë shkaku i atentatit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Sot, në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ditën në punë dhe natën pjesë e rrjetit të trafikut të kokainës, arrestohet shqiptari në Itali! I gjenden kokainë, municione dhe kanabis

Një operacion i Karabinierëve në Calcinato në Itali, çoi në arrestimin e një 48-vjeçari shqiptar,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali/ 47-vjeçarja shqiptare humb jetën pas diagnozës së gabuar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Një 47-vjeçare shqiptare ka humbur jetën si pasjë…

LEXO ME SHUME