Categories Showbiz

Rita Ora: Prindërit e mi lanë gjithçka në Kosovë, për një jetë të re në Londër

Ylli i muzikës pop, Rita Ora, këtë të premte (14 korrik) do të prezantojë “You & Me”, një album i tretë plot shkëlqim i dedikuar tërësisht dashurisë.

Për këtë, këngëtarja e famshme ka dhënë një intervistë për Numero, teksa ka treguar më shumë detaje në lidhje me albumin e ri, jetën dhe karrierën profesionale.

Përveç kësaj, artistja është pyetur edhe për familjen, për të cilën theksoi se është frymëzimi dhe mbështetja më e madhe.

“Nëse nuk do të bëja atë që po bëj për prindërit e mi, mund të mos flisja me ju. Ata treguan guxim të madh duke lënë pas gjithçka në Kosovë për të ndërtuar një jetë të re për familjen tonë në Londër. Do t’u jem përjetësisht mirënjohës për sakrificat që kanë bërë për mua, për motrën dhe vëllanë tim”, u shpreh krijuesja e hitit “Anywhere”.

“Gjithashtu u jam mirënjohës për etikën e punës që më kanë rrënjosur. Ata më mësuan që herët se duhej të punoja dy herë më shumë për të arritur ëndrrat e mia. Një gjë është e sigurt, gjatë gjithë rrugëtimit tim, e gjithë familja ime më ka frymëzuar, ka besuar në mua dhe më ka mbështetur në të gjitha rrethanat”, vazhdoi më tej 32 vjeçarja.

Sa i përket albumit, ky projekt shpall me zë të lartë dhe qartë dashurinë e kantautores dhe interpretueses për njerëzit përreth saj, në veçanti për bashkëshortin e saj, regjisorin nga Zelanda e Re, Taika Waititi.

Por mbi të gjitha, shënon rikthimin përrallor të yllit karizmatik të popit, e cila deri më tani ka bashkëpunuar me: Drake, Cardi B, Charli XCX dhe Kanye West.

“You & I” nga Rita Ora do të jetë i disponueshëm më 14 korrik.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Tragjike\ Ndërron jetë këngëtari Shpat Kasapi

Këtë të mërkurë, ka vdekur këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi. Kështu kanë konfirmuar për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Jennifer Aniston dhe arti i mosdjegies së urave: Në festën e saj ishin të gjithë ish-të dashur e ish-burra

Këtë e zbulon Reese Witherspoon, mikja e saj e pandarë. “Në festën e 50-vjetorit të Jennifer-it…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Gjesti kërkon të martohet me Eglin? Dasmë brenda shtëpisë së “Big Brother”!

Edicionit të “Big Brother Albania VIP 4”, ngadalë, po i vjen fundi. Katër finalistët e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Nuk e di si ndihem”, Egli Tako reagon pas largimit nga shtëpia e BBV: Kam një boshllëk…

Pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP, Egli Tako ka reaguar përmes një mesazhi…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dashuri e vërtetë? Kimi bashkohet me ish-in

Kim Kardashian dhe Pete Davidson janë gati të takohen sërish, pas dy vjetësh që nga…

LEXO ME SHUME