Categories Sport

Romela Begaj denohet me 8 vjet nga Federata Botërore e Peshëngritjes

Romela Begaj dënohet me 8 vjet nga Federata Botërore e Peshngritjes pasi nuk ka mundur të provojë përpara gjykatësve të Federatës Botërore arsyet e gjetjes së gjurmëve të stanazololit në trupin e saj.

Në një dokument që Federata Botërore e Peshëngritjes i ka dërguar autoriteteve shqiptare rreth çështjes Begaj që nga zbulimi i saj pozitiv në janar të vitit 2018, pas analizave që ju bënë në Kampionatim Botëror të vitit 2017, vërehet çfarë ka paraqitur Begaj për mbrojtje.

Kjo është përmbledhtasi ajo që Romela Begaj i ka paraqitur Federatës Botërore si mënyrë mbrojtjeje: “Vij nga një familje e varfër dhe kam kaluar shumë vështirësi nga fëmijëria ime deri më tani. Sporti i peshëngritjes është i vetmi burim të ardhurash për mua dhe nuk do të bëja asnjëherë asgjë për të prishur karrierën time”.

Edhe në rastin e parë kur rezultoi pozitive sërish ndaj stanazololit, në vitin 2014, Romela Begaj nuk mundi të shpjegojë se si kjo substancë kishte hyrë në trupin e saj. Sipas rrëfimit të saj, e vetmja përgjigje për pozitivitetin e gjetur është sabotimi.

Në sqarimin e vendimit përfundimtar, Federata Botërore e Peshëngritjes sqaron që sabotazhi nuk është provë, aq më tepër kur nuk ka asnjë mënyrë vërtetimi për këtë gjë. Si rrjedhojë, konkluzioni është ky: “Duke qenë se sportistja e ka të përsëritur pozitivitetin ndaj dopingut, do të dënohet me sanksionin maksimal që është 8 vjet dhe do të hiqen të gjitha rezultatet nga aktiviteti ku ka rezultuar pozitive dhe të gjitha rezultatet nga periudha e fillimit të kësaj çështjeje, që është fundi i vitit 2017”.

Romela Begaj, e cila aktualisht ndodhet familjarisht në Kanada, është 33 vjeç dhe me një dënim të tillë 8-vjeçar do të thotë fund i karrierës për të.TCH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME