Categories Showbiz

Ronaldo Sharka bën rrëfimin prekes: Kam tentuar dy herë vetëvrasjen

Gazetari Ronaldo Sharka ka bërë një rrëfim për jetën e tij në periudhën e adoleshencës. I ftuar në “S’e luan topi”, Ronaldo tha se është bullizuar disa herë kur ka qenë adoleshent dhe se dy herë ka qenë pranë vetëvrasjes, pro ka rritur që të dalë nga ajo gjendje. Ronaldo tha se prej komenteve është ndjerë shpesh inferior dhe i pasigurt në vetvete.

“Jam bullizuar që herët dhe deri vonë jam tallur, kisha frikë të dilja në pushimin e gjatë të shkollës se mos vihesha në lojë. Kam kaluar pubertetin vonë dhe kundër meje përdoreshin epitete dhe mendoj që kjo është një nga gjërat që më ka mbyllur në BBV.

Këto janë trauma të pashërueshme, që shërohen vonë dhe janë komente që ne nuk I kuptojmë por është një mesazh, unë nuk I vë faj askujt që më ka bullizuar mua e më ka tallur në adoleshencën time por për prindërit e tyre që kur shihni fëmijën që tallen me dikë tjetër, ndoshta ai komenti e vendos fëmijën në mëdyshje të dojë apo jo të jetoje.

Unë kam tentuar dy herë ti jap fund jetës dhe ja ku jam sot. E vetmja gjë që më ka shpëtuar është zoti, nuk kam pasur asnjë psikolog në shkollë edhe një mesazh dua të them për të gjithë institucionet, as mësuesit nuk I kam pasur krah, prindërve nuk vë faj se nuk e dinë si funksionin fëmijëria se janë rritur me halle, unë nuk e kam ndarë me askënd por kam tentuar dy herë të vras veten nuk dua të flas për detaje se nuk është mirë për të gjithë ata që na ndjekin.”– tha Ronaldo Sharka.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Tragjike\ Ndërron jetë këngëtari Shpat Kasapi

Këtë të mërkurë, ka vdekur këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi. Kështu kanë konfirmuar për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Jennifer Aniston dhe arti i mosdjegies së urave: Në festën e saj ishin të gjithë ish-të dashur e ish-burra

Këtë e zbulon Reese Witherspoon, mikja e saj e pandarë. “Në festën e 50-vjetorit të Jennifer-it…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Gjesti kërkon të martohet me Eglin? Dasmë brenda shtëpisë së “Big Brother”!

Edicionit të “Big Brother Albania VIP 4”, ngadalë, po i vjen fundi. Katër finalistët e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Nuk e di si ndihem”, Egli Tako reagon pas largimit nga shtëpia e BBV: Kam një boshllëk…

Pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP, Egli Tako ka reaguar përmes një mesazhi…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dashuri e vërtetë? Kimi bashkohet me ish-in

Kim Kardashian dhe Pete Davidson janë gati të takohen sërish, pas dy vjetësh që nga…

LEXO ME SHUME