Categories Lajme

Rrëfehet ushtari rus/ Ja pse i që.llova për vd.ekje tetë kolegë

Që nga koha kur u ar.restua dhe kur u ak.uzua për vr.asjen e tetë kolegëve në një bazë ushtarake në tetor të vitit të kaluar, ushtari rus, Ramil Shamsutdinov, është duke u mbajtur i mbyllur në qendër paraburgimi në Siberi.

Prej fillimit, rekrutët, të afërmit dhe përkrahësit e tij janë mundur ta justifikojnë atë që e ka bërë ushtari, duke e quajtur veprim vetëmbrojtës dhe kundërpërgjigje ndaj po.shtërimit të tm.errshëm që e ka përjetuar nga kolegët.

Tash, në kohën kur hetimet kundër tij po vazhdojnë, djali 20 vjeç ka dhënë sqarime për inc.identin përmes një letre nga qendra e ndalimit.

“Pendohem për faktin që nuk kam mundur ta kontrolloj veten dhe që e drejtova veten te ky hap i skajshëm, por nuk pata zgjedhje tjetër. Nuk munda ta duroj më poshtërimin”, thuhet në letrën e rekrutit.

Ai është akuzuar se më 25 tetor të vitit të kaluar i ka qëlluar për vdekje tetë ushtarë dhe i ka plagosur dy të tjerë.

Pas arrestimit të tij, Ministria e Mbrojtjes u mundua ta portretizonte atë si person me gjendje të paqëndrueshme psikike. Megjithatë, rekruti thotë se këtë vepër e ka kryer për shkak të po.shtërimit të vazhdueshëm dhe dhunës së përjetuar nga mbikëqyrësit dhe kolegët.

Në letër, ai u ankua se nuk kishte ku të ankohej dhe se brenda tij në fund mbizotëroi instinkti i mbijetesës, shkruan “Free Europe”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emrat \ Goditja e grupit që shiste lëndë narkotike,Mes të arrestuarve edhe një ish-ushtarak

Detaje të tjera mësohen nga goditja e grupit kriminal që shiste drogë në Tiranë. Të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama: Ilaçe për Onkologjikun dhe rimbursim për 400 mijë pacientë! Rritje rrogash për mjekë dhe infermierë

Nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku kryeministri Edi Rama mori një takim me mjekë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjiteshin si “ninxha” nëpër banesa dhe shkulnin kasaforta, dalin pamjet e bandës shqiptare në Itali

Policia italiane ka publikuar pamjet e operacionit dhe përgjimeve të kryera ndaj bandës së “skifterëve”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gruaja 62-vjeçare dhunon bashkëshortin në Gjirokastër

Një 62-vjeçare nga Gjirokastra është vënë nën hetim nga Policia, pasi dyshohet se ka ushtruar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Qeveria merr vendimin, administrata shtetërore 4 ditë pushim për Krishtlindjet

Administrata shtetërore do të bëjë 4 ditë pushim për festën e Krishtlindjeve. Këshilli i Ministrave…

LEXO ME SHUME