Categories Lajme

Rrëshqitje dheu në Delvinë/ rrëshqitjet e dheut arrijnë shtëpitë e banorëve

Moti i rënduar ka krijuar probleme edhe në lagjen më të vjetër të Delvinës. Në lagjen Beqirefend ka pasur rrëshqitje të dukshme dheu, ku këto rrëshqitje kanë arritur deri mbi disa shtëpi në lagje, por fatmirësisht nuk kanë shkaktuar dëme apo probleme për banorët. Sipas banorëve të zonës, reshjet e dendura të shiut gjatë orëve të fundit kanë përkeqësuar situatën, duke rritur rrezikun e shembjeve të tjera të dheut nëse moti vijon me të njëjtin intensitet.

Dheu i lagur ka rrëshqitur nga kodra mbi lagje, duke u afruar pranë mureve rrethuese dhe oborreve të disa banesave. Paraditen e sotme, edhe pse shiu vijonte të binte, shërbimet e bashkisë së Delvinës, së bashku me vetë banorët e lagjes Beqirefend, kanë qenë në terren për të stabilizuar situatën.

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në bypass-in e Fierit, makina del nga rruga, shoferi ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Fierit

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në bypass-in e Fierit, në segmentin pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 2 Tetor 2026

Dashi Mos e humbni kohen me gjera te kota sot juve qe jeni ne një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Manatia e Lezhës në flakë, zjarrfikësit në mbrojtje të banesave! Ndërhyrje nga ajri me helikopter

Një zjarr masiv ka prekur që prej mbrëmjes së djeshme zonën malore në Manati, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U ndalua për ngacmim të të miturave, ky është këngëtari fierak që u vu në pranga

Në foto është këngëtari fierak E.Xhaferi, i cili është ndaluar nga Policia e Fierit pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 1 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete shume e mire mjafton te bëni edhe ndonjë lëshim…

LEXO ME SHUME