Categories Lajme

Rrezikohen vizat nëse më shumë se gjysma e shqiptarëve që ikin kërkojnë azil në BE

Shqipëria rrezikon rikthimin e regjimit të vizave nëse kërkojnë azil në BE më shumëbse gjysma e shqiptarëve që dalin jashtë vendit. Paralajmërimi u bë në Tiranë nga Komisioni Europian për emigracionin Dimitris Avramopulos, gjatë një ministeriali të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor për Çështjet e Brendshme.

“Mekanizmi i pezullimit të vizave nuk është vënë në lojë, por nëse ka një rritje të emigracionit me mbi 50 të emigracionit të paligjshëm dhe ka refuzim të kthimit në vendlindje atëherë ekziston edhe kjo mundësi.”, tha Avramopulos.

Një mundësi tjetër është dhe nëse ka cënim të sigurisë nga aktet terroriste edhe në këto raste kërkohet aplikimi i vendosjes se mekanizmit të pezullimit të vizave.
“Për momentin nuk ka problem, por ne po monitorojmë situatën”.

Duhen rritur përpjekjet në rajon që të ulet më tej emigracioni dhe kontrabandimi, tha komisioneri Avramopulos duke i kujtuar partnerët dhe kolegët e Ballkanit Perëndimor për rëndësinë, jo vetëm të abuzimit me sistemin e azilit, por dhe të përafrojnë politikat e tyre të vizave me BE që të mos rrezikojnë mundësinë e lëvizjes pa viza drejt BE.

Deri në fund të vitit do të bëhet një vlerësim i situatës dhe do të hartohet një raport.

Këto përgjigje i dha interesimit të gazetarëve komisioneri Avramopulos në konferencën e përbashkët për shtyp pas mbledhjes së ministerialit të Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor për Çështjet e Brendshme të Drejtësisë, i cili u zhvillua në Tiranë.

Gjatë këtij Ministeriali u nënshkruan 3 marrëveshje që kanë në qendër rritjen e bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit, menaxhimit të kufijve dhe luftën kundër drograve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Game Over 2” për dy të rinj në Ndroq, policia i arreston në flagrancë

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Game Over 2”. Zbulohet në Ndroq, një lokal ku organizohej…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën dy makina me qira dhe s’ia kthyen më pronarit, e pëson çifti nga kryeqyteti!

Një burrë dhe një grua po hetohen së fundmi, pas denoncimit të depozituar nga pronari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vriste me armë zjarri një person në Institut, arrestohet autori dhe dy shokët e tij

Tentoi të vriste me armë zjarri, një shtetas, rreth tri javë më parë, në Institut,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çanta e braktisur me armë brenda u gjet nga fëmijët në Sarandë, zbulohet se kujt i përket

Zbardhen detaje nga ngjarja në Sarandë, ku dje u gjet një armë zjarri në rrugë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët e Vlorës braktisin Unionin, shoqatën e Aleksandër Cipës

Një grup prej 13 gazetarësh të Vlorës, të angazhuar aktualisht në media lokale dhe kombëtare,…

LEXO ME SHUME