Categories Bota, Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të Sidneit, ka folur për herë të parë nga shtrati i spitalit.

Ai u qëllua me pesë plumba gjatë përleshjes trup më trup me një nga sulmuesit. Al-Ahmed arriti ta çarmatoste dhe t’i shpëtonte jetën dhjetëra personave.

Në një intervistë për TRT World, ai u shpreh me fjalë të thjeshta, duke kërkuar lutje: “Përmes Allahut kalova një fazë shumë të vështirë. Vetëm Allahu e di çfarë kam përjetuar. I kërkoj nënës sime të lutet për mua. Zoti e bëftë këtë një dëmtim të lehtë.”

Sipas ish-avokatit të tij të emigracionit, Sam Issa, gjendja e policit është shumë më serioze nga sa është raportuar. Al-Ahmed i është nënshtruar disa ndërhyrjeve kirurgjikale dhe ekziston rreziku që të humbasë krahun, pasi një nga plumbat dyshohet se ka dëmtuar nervat. Një tjetër plumb ndodhet ende në shpatullën e tij.

“Dhimbja po e lodh shumë. Ai është i mbushur me plumba, por thotë se do ta bënte sërish,” tha Issa.

Sulmi ndodhi më 14 dhjetor gjatë festimeve të Hanukkah në plazh. Dy të dyshuarit, babë e bir, Sajid Akram, 50 vjeç, dhe Naveed Akram, 24 vjeç, vranë 15 persona, mes tyre një vajzë 10-vjeçare, një i mbijetuar i Holokaustit dhe rabini Eli Schlanger.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sarandë Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, AFP: Shumë vajzave të huaja i premtohet vendi i punës, por përfundojnë në burg

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende…

LEXO ME SHUME