Categories Lajme

Rritet rroga minimale në rang vendi, bëhet 26 mijë lekë

Me këtë VKM, rroga minimale bëhet nga 24 mijë lekë që është aktualisht, 26 mijë lekë. Rritja e fundit që u bë për rrogën minimale ishte në maj të vitit 2017, kur nga 22 mijë lekë rroga minimale u bë 24 mijë lekë.

Qeveria ka vendosur sot me VKM që të rritet rroga minimale në rang vendi. Me këtë VKM, rroga minimale bëhet nga 24 mijë lekë që është aktualisht, 26 mijë lekë. Shqiptarja.com mëson se nga ky vendim pritet të përfitojnë mbi 250 mijë punonjës të cilët paguhen me rrogë minimale.Ky vendim pritet të japë efektet e para që nga data 1 janar, ndërkohë që paga minimale do të jepet për 174 orë pune në muaj. Qeveria rriti për herë të fundit rrogën minimale në maj të vitit 2017.

Vendimi i Këshillit të Ministrave:

Paga bazë minimale mujore, për punonjësit, në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet nga çdo person, juridik a fizik, vendas ose i huaj, të jetë 26 000 (njëzet e gjashtë mijë) lekë.

2. Paga bazë minimale mujore jepet për 174 orë pune në muaj, të kryera gjatë kohës normale të punës.

3. Paga bazë minimale orare të jetë 149 (njëqind e dyzet e nëntë) lekë.

4. Shtesat me karakter të përhershëm jepen mbi pagën bazë.

5. Vendimi nr.399, datë 3.5.2017, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e pagës minimale në shkallë vendi”, shfuqizohet.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i fillon efektet nga data 1 janar 2019.

f.g.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

65-vjeçari bie nga shkëmbi në Dibër, ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Dibër, ku një 65-vjeçar ka humbur jetën pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bllokohen 20 kamionë me fruta nga Shqipëria, pas rastit të misrit të kontaminuar

Autoritetet serbe kanë bllokuar rreth 20 kamionë me fruta dhe perime shqiptare në kufi, me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emërohet drejtori i ri i OSHEE, ja kush vendoset në krye të institucionit

Është emëruar administratori i ri i OSHEE. Në këtë detyrë është caktuar Mentor Hima, i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec, zbulohen detaje të reja nga vrasja, djali i viktimave: Babai ishte konfliktual

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me krimin e rëndë brenda familjes në Kuman…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dhënat për ndarjen administrative të trevës së Çamërisë, (Sipas Sami Frashërit)

(Sipas Sami Frashërit) Në verranno e tij ” Enciklopedia historike dhe gjeografike”, bottarga në vitin…

LEXO ME SHUME